Tanke gjermane dhe amerikane në ndihmë të Ukrainës! Biden bisedë telefonike me liderët europianë! Zelensky kërkon raketa me rreze të gjatë

25 Janar 2023, 07:14| Përditesimi: 25 Janar 2023, 22:57

  • Share

Pas trysnisë së madhe nga aleatët e saj, Gjermania ka miratuar të mërkurën e 25 janarit dërgesat e tankeve të teknologjisë së lartë për beteja, Leopard 2, të cilat Ukraina dhe mbështetësit e saj më të mëdhenj perëndimorë shpresojnë se do t’i ndihmojnë ndjeshëm Kievit në luftën kundër pushtuesve rusë. Gjithashtu edhe SHBA ka dhënë aprovimin e saj për dërgimin e 31 tankeve ‘Abrams’ në ndihmë të Ukrainës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka konfirmuar se Berlini nuk do të paraqesë asnjë pengesë që Polonia, mbështetësja më e zëshme e Ukrainës ndër fqinjët nga Bashkimi Evropian, të dërgojë, siç ka kërkuar, tanke Leopard 2, nga arsenali i saj, matanë kufirit, në Ukrainë. Dhe, Gjermania po ashtu ka vendosur që edhe vetë t’i dërgojë Ukrainës tanke të tilla, teksa më herët kishte paralajmëruar se implikimet e një hapi të tillë duhej të shqyrtoheshin me kujdes.

Pak pasi SHBA dha dritën jeshile për tanket amerikane ‘Abrams’, ambasada ruse në SHBA ka reaguar duke e cilësuar si provokim të hapur ndërsa Moska thotë se do i shkatërrojnë furnizimet amerikane për Ukrainën.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden pari një bisedë telefonike me 5 liderët europianë, presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak me të cilët ra dakord për të mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falenderoi Gjermaninë dhe SHBA-të për tanket e dërguara dhe kërkoi gjithashtu raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë për luftën në Ukrainë.

Çfarë është Leopard 2?

Krauss-Maffei Ëegmann, prodhues i Leopard 2-shit, e cilëson atë si “tankun më të mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Tanku me peshë prej 55 tonësh ka vend për një ekuipazh prej katër personash, rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej rreth 68 kilometrash në orë. Versioni më i hershëm i tankut, i cili tani ka katër variante kryesore, hyri në përdorim në vitin 1979. Arma e tij kryesore është një top 120-milimetërsh, ndërsa ai ka një sistem krejtësisht digjital të kontrollimit të të shtënave.

Ora 22:39
Zelensky i kërkon Perëndimit luftëtarë dhe raketa me rreze të gjatë

1674551319_zEE.png

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po u kërkon aleatëve perëndimorë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë për luftë në Ukrainë, kjo pasi Uashingtoni dhe Berlini dhanë miratimin për dërgimin e tankeve në Kiev.

 "Unë fola sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg . Ne duhet të hapim furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, kjo është e rëndësishme: ne gjithashtu duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në artileri dhe të bëjmë të mundur furnizimin e avionëve për Ukrainën. ”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Ora 21:44
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

Qendra historike e Odesës është përfshirë në listën e UNESCO-s si një sit i trashëgimisë botërore në rrezik. Thuhet se se statusi do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit, të kërcënuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe do të lejojë aksesin në ndihmën financiare dhe teknike ndërkombëtare.

Odessa është bombarduar disa herë nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës, kur në korrik 2022, një pjesë e çatisë së madhe të xhamit dhe dritareve të Muzeut të Arteve të Bukura, që u hap në 1899, u shkatërruan. Prandaj, dhe UNESCO vendosi që ta shpallë qëndrën historike të Odesës pjesë të listës së siteve të trashëgimisë botërore në rrezik. Por, mbi këtë vendim ka reagur Moska ku shprehet se është totalisht kundër dhe madje e cilëson si një “Injorancë monstruoze.”

Reagimi për vendimin e UNESCO-së ka ardhur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova , e cituar nga agjencia Tass .

 "Është e pabesueshme, analfabetizmi i perëndimorëve është thjesht i pabesueshëm. Monumentet historike të Odesës po shkatërrohen nga autoritetet e Kievit, të cilët i kanë shpallur luftë totale të gjithë trashëgimisë kulturore të vendit të tyre. Znj. Azoulay duhet të paktën ta dijë këtë ". tha Zakharova

Monumentet historike të Odesës po shkatërrohen nga autoritetet e Kievit, të cilët i kanë shpallur luftë totale të gjithë trashëgimisë kulturore të vendit të tyre. Znj. Azoulay duhet të paktën ta dijë këtë" tha Zakharova.

Ora 20:57
Zelensky reagon për mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës: Mirënjohës ndaj Bidenit që dërgoi 31 tanke Abrams

1674563537_Gjermani.jpg

Presidenti ukrainas Zelensky ka reaguar menjëherë pas lajmit që SHBA do mbështesë Ukrainën me tanke Abrams. Ai ka falenderuar vendimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe të gjitha shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë. 

"Faleminderit presidentit amerikan për një tjetër vendim të fuqishëm për të furnizuar Abrams në Ukrainë. Mirënjohës popullit amerikan për mbështetjen e lidershipit! Është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores. Sot bota e lirë është e bashkuar si kurrë më parë për një qëllim të përbashkët: çlirimi i Ukrainës. Le të ecim përpara!", ka shkruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Tëitter pas njoftimit të Joe Biden për dërgimin e 31 tankeve Abrams.

Ora 20:49
‘Hakmarrje’ ndaj Gjermanisë për tanket që dërgoi në Ukrainë, hakerat rusë sulmojnë faqet qeveritare gjermane

1622645617_Screenshot1.jpg

Grupet e hakerëve pro-ruse kërcënojnë me hakmarrje për njoftimin e Berlinit për dërgimin e tankeve ‘Leopard’ në Ukrainë. Zyra Federale Gjermane për Sigurinë Kibernetike konfirmoi se sulmet kibernetike kundër objektivave në Gjermani janë duke u zhvilluar. 

Sot pasdite disa aeroporte gjermane raportohet se kanë pasur probleme. Grupi i hakerëve Killnet bëri thirrje në kanalin e tij Telegram për një "sulm të përgjithshëm ndaj Gjermanisë" nën hashtagun #DeutschlandRip. Grupi më pas publikoi listat e objektivave të mundshëm, duke përfshirë vetë Deutsche Bank, faqet e qeverisë dhe ministrive, vendet e policisë dhe të tjera.

Ora 18:45
Biden konfirmon planin për mbështetjen e Ukrainës, SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams M1

1674657498_fghbd.jpg

Pas vendimit të Berlinit për të çuar tanke dhe dronë në Ukrainë, Joe Biden shpalli konfirmmin e dërgimit të 31 tankeve, me vlerë 400 milionë dollarë, në Kiev.

Tanket do të ndërtohen nga General Dynamics Corp dhe do të financohen nga programi i Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Ato do të “prodhohen posaçërisht” dhe nuk do të merren nga arsenali i Pentagonit. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë konfidenciale një zyrtar i lartë i administratës Biden, para ndërhyrjes së paralajmëruar të presidentit amerikan. Do të duhen "muaj" që tanket të dorëzohen, shtoi ai.

"Ne do të fillojmë stërvitjen sa më shpejt të jetë e mundur. Me Abrams, Kievi do të arrijë objektivat strategjikë," tha Biden. Furnizimi i Abrams është i barabartë me një "batalion", tha presidenti amerikan duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pas tij ishin Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken .

SHBA do të furnizojë gjithashtu Kievin me pjesë këmbimi dhe pajisjet e nevojshme për menaxhimin e tankeve.

 "Nuk ka asnjë kërcënim për Rusinë në të gjitha këto. Ne po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet", nënvizoi presidenti amerikan.

Ora 17:10
Bisedë telefonike mes Biden, Scholz, Macron, Meloni dhe Sunak! Biden: Rusët të kthehen mbrapsht në vendin e tyre

Presidenti, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Shcolz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak kanë zhvilluar një bisedë të përbashkët telefonike ku kanë folur mbi mbështetjen ndaj Ukrainës.

Biden tha se Italia po dërgon artileri të rëndë në ndihmë të forcave Ukrainase ndërsa falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen e përbashkët ndaj ukrainasve.

Presidenti amerikan falënderoi kancelarin gjerman për dërgimin e tankeve në ndihmë të Ukrainës. Liderët ranë dakord që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme. “Trupat ruse duhet të kthehen atje ku i takojnë, Rusisë”. Kështu u shpreh Biden pas bisedës telefonike me 5 liderët europianë.

Ora 16:08
Presidenti Zelensky zbulon se Gjermania do dërgoj tanke Leopard, përlotet në mes të intervistës

1674655092_ddwf.JPG

Volodymyr Zelenskyy zbuloi se Gjermania do të dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë  dhe përlotet në mes të një interviste me Kay Burley.

"Jam shumë i lumtur. Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që morën këtë vendim", tha presidenti. Në përgjithësi i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen për Ukrainën. Por duke folur sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike”, tha presidenti ukrainas gjatë intervistës së drejtëpërdrejtë. 

Shikoni videon më poshtë... 

 

 

Ora 15:33
SHBA/ Biden flet sot për krizën në Ukrainë, shpall mbështetjen e re, thirrje për shtetet e tjera

1674383855_1668343242joebiden.jpg

Presidenti amerikan Biden do të mbajë ditën e sotme një fjalim për çështjen e krizës në Ukrainë.  Sipas njoftimit, presidenti Biden do të mbajë një fjalim mbi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Ukrainën në orën 17:00 (GMT) sot nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk dihet saktësisht se çfarë do të thuhet në fjalim përveç temës së shpallur të krizës, por ky fjalim vjen pas mbështetjes së Gjermanisë me tanke Leopard 2 ndaj Ukrainës. Ky fjalim, sipas mediave të huaja, do të “ndezë dritën jeshile” që shtetet e tjera të dërgojnë tanke Leopard dhe të mbështesinukrainën në vijim.

Ora 15:14
Inteligjenca ukrainase: Moska është brenda rrezes së aseteve tona ushtarake

1673851762_Screenshot1.jpg

Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës ka konfirmuar se Kremlini është brenda rrezes së aseteve ushtarake të Ukrainës. Për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore. 

Ky lajm u dha nga Zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës Vadym Skibitskyi. Për herë të parë, në mënyrë indirekte konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus . Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels dhe kjo tregon se nëse sulmet arrijnë në Engels, atëherë mund të arrijnë edhe në Kremlin.  

Ora 14:57
Gjermania jep dritën jeshile për 14 tanket Leopard, Zelensky: Sinqerisht i jemi mirënjohës Scholzit

1674655092_ddwf.JPG

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka shprehur mirënjohje ndaj 14 tankeve që do dërgohen nga Gjermania.

"Tanket gjermane, zgjerimi i mëtejshëm i mbështetjes së mbrojtjes dhe misioneve stërvitore, dritë jeshile për partnerët që të furnizojnë armë të ngjashme. Sapo dëgjova për këto vendime të rëndësishme dhe në kohë në një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Sinqerisht mirënjohës për kancelarin dhe për të gjithë tanët miq në Gjermani”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , shkruan në Tëitter pas dritës jeshile nga Berlini për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev.

Ora 14:14
Lufta në Ukrainë, forcat e Kievit tërhiqen nga qyteti Soledar

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Serhiy Cherevatyi, ka njoftuar se  forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Soledar në rajonin e Donetsk, sipas transmetuesit shtetëror të vendit Suspilne.

Ora 13:49
Putin: Nuk do të lejojmë kërcënime ndaj territoreve tona historike! Trupat e SHBA-së në Gjermani janë forca pushtuese


Rusia nuk mund të lejojë që territoret e saj historike të kërcënohen. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se qëllimi kryesor i operacionit ushtarak në Ukrainë është mbrojtja e popullit dhe vetë Rusisë. Kështu raporton agjencia e lajmeve "Tass".

Ora 12:11
Rishi Sunak: Dërgimi i tankeve leopard në Ukrainë vendimi i duhur

1673694693_bvhfgg.jpg

Gjermania tani ka konfirmuar se do të dërgojë tanke në Ukrainë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak e ka mirëpritur masën, duke thënë se ajo do të "forcojë fuqinë mbrojtëse të zjarrit të Ukrainës".

"Së bashku, ne po përshpejtojmë përpjekjet tona për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë luftë dhe të sigurojë një paqe të qëndrueshme," shkroi ai në Twitter.

Ora 12:07
Gjermania e konfirmon zyrtarisht, Scholz: Do dërgojmë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë

1674644925_ddddd.JPG

Gjermania ka konfirmuar se do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, pas disa javësh presioni diplomatik për ta bërë këtë.

"Ky vendim ndjek linjën tonë të njohur për të mbështetur Ukrainën me të mirën e aftësive tona.

"Ne po veprojmë në një mënyrë të koordinuar ngushtë ndërkombëtarisht," tha ai në një deklaratë.

Scholz shtoi se qëllimi ishte krijimi i shpejtë i dy batalioneve me tanke Leopard 2 për Ukrainën, duke shtuar se Gjermania në hapin e parë do të siguronte 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake.

Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe Berlini gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione, shtoi ai.

Gjermania do të lëshojë lejet e duhura të transferimit për vendet partnere që duan të dorëzojnë me shpejtësi tanket Leopard 2 nga rezervat e tyre në Ukrainë.

Ora 11:28
Gjermania, SHBA dhe Britania dhanë ‘OK’ për tanket, Kievi: Tani na duhen ushtarë dhe anije luftarake

1674642603_0x0.jpg

Pasi disa nga vendet e perëndimit ranë dakord në parim për tanket që do dërgohen në Ukrainë, zv.ministri i jashtëm Melnyk shprehet se ende nevojitet ndihmë.

Në një intervistë për transmetuesin gjerman NTV ai u shpreh se duhen ushtarë dhe anije luftarake për Ukrainën.

“Tani na duhen edhe F16, F35, Eurofighters, Tornado dhe anije luftarake.”- tha ai.

Ora 10:19
Ambasada ruse: SHBA duan të na shkaktojnë disfatë! Moska: Do i shkatërrojnë tanket e tyre

1674638781_AbramsImageWSH2020.jpg

Shtetet e Bashkuara “qëllimisht po përpiqen të na shkaktojnë një disfatë strategjike”. Kështu ka shkruar ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, në kanalin Telegram. Diplomati rus thotë se Uashingtoni “i jep dritën jeshile përdorimit të ndihmës amerikane për të sulmuar Krimenë”.

Sipas Antonov, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të furnizojnë Ukrainën me tanke, do të ishte një tjetër provokim flagrant kundër Rusisë".

Nga ana tjetër, Moska thotë se ushtria ruse do të shkatërrojë tanket M1 Abrams të prodhuar nga SHBA dhe pajisje të tjera ushtarake të NATO-s nëse dërgohen në Ukrainë.

Ora 10:17
Zelensky mbush 45 vjeç! Urimi i Olenës: Uroj të mund të buzëqeshësh sërish

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbush sot 45 vjeç. Bashkëshortja e tij Olena e ka uruar me një postim në Telegram ku ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj të buzëqeshur. 

"Shpesh më pyesin, si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem: Ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17 vjeç. Por në realitet diçka ka ndryshuar. Tani buzëqesh shumë më pak. Uroj që të kesh më shumë arsye për të buzëqeshur. Dhe të gjithë e dimë se çfarë i duhet. Nuk të mungon kokëfortësia, e rëndësishme është që të kesh mjaftueshëm shëndet! Unë dua të buzëqesh gjithmonë me ty. Më jep këtë mundësi!", shkroi bashkëshortja e presidentit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtria Evropiane: 25/01/2023 15:10

    Nese nuk krijohet ushtria evropiane (EU militare) me Gjermani dhe franc Itali si dy shtetet me me shume impakt pra Gjermania duhet të krijoj ushtrine e saj të EU dhe shqipeira dhe ballkani perendimor në EU , Serbise ti kthehen vizat ose njohje për kosoven !

    Përgjigju
  • Petrit: 25/01/2023 14:09

    Ukraina para 1 viti,nga Rusia konsiderohej nje shtet fare i paperfillshem ne aspektin ushtarak. Por si gjithmone ne lufte ka shume te papritira, Ajo dihet si fillon por se si perfundon askush nuk e di.Fakti eshte qe ushtria Ukrainase eshte shume me e pregaditur nga sa pritej nga te gjithe.

    Përgjigju
  • Jabanxhiu: 25/01/2023 13:44

    Ore keni llogjike ju apo jo ? Amerika ka shfarrosur gjysmen e botes me mbeshtetjen e ketyre larove te tjere por nuk kam pare njeri te ngrihet dhe te mbeshteti ato vende apo miliona persona te vrare nen bombat amerikane nuk quhen . Amerika eshte vendi qe nxit konfliktet dhe shkaterron shtetet per interesat e saj te qelbura gjeopolitike , perse deri dje Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainen ? Helmi i Amerikes qe hedh ne bote shpresoj ti ktheht per koke

    Përgjigju
  • Tarrasi: 25/01/2023 13:35

    O Den baba den a e mer vesh ti o pallavesh se të gjitha kto i bën Amerika . Se po të ket Amerika byth le ta provoi ti bjeri Rusit e do shikoi sa i vlen brima bythës.

    Përgjigju
    • Askushi: 26/01/2023 00:06

      Qenka dita e gomereve që komentojnë sot. O Tali mi ler mënjanë argumentet. Por lexo ti me Talebanin histori ekonomike dhe ushtarake të Afganistanit. Te luftrave që ka bërë Shba dhe Bashkimi Sovjetik dhe Rusia e hershme dhe e sotshme.Une Facebook fatmirsisht s'kam po libra plot. Me gjithë dëshirë të bëj një teser ne bibliotekën kombëtare të mesosh dicka.

    • Talebani,: 25/01/2023 23:01

      hahaaaaaa,o askush me DIPLLOME i dehur me coca cola, o mor profesor facebooku qe nuk kupton as ironin edhe me tregon mua se kush eshte Afganistani(sinonim edhe konkurrent i AlbaColumbiStanit ku jeton ti!), dhe per treguar aftesin e trurit tend te toksikuar nga pordhet e SHBA, VE NE DUKJE FAKTIN SE NE AFGANISTAN PAS 20 vjet LUFTE "HEROIKE" USA + Natos eshte vendi i pare ne bote per OPIUM dhe me i varfer i prapambetur!!!Bravooooo o inteligjent i perparuar por je ne gare me talebanet per vendin e pare te injorances!!!!Nejse,MOS U OFENDO SHUME, po lexoj mire ato qe shkruaj une dhe po pate pak tru mendohu kur shprehesh se kontradikton veten tende...(Une njoh shume mire Rusin,Ukrainen,Evropen,Ameriken etj,etj per arsye profesionale kame jetuar dhe kame maredhenie te aferta ne keto vende edhe di cfare shkruaj!)Por PAQE NUK ARRIHET ME 50-100 tanke, se RUSIA KA MBI 300000 tanke me nivel SUPER MODERNE qe nuk i ka perdorur asnje deri tani!Prandaj Amerika po pati byth te nisi trupa ne Ukrain edhe jo 30 tanke qe do i prodhoj akoma!Po si gjithmon Amerika luan me boten dhe ndez luftra ne kurriz te popujve te varfer!!! Lexo edhe libra te Historianeve qe nuk finanziohen USA se ndryshe propaganda e gazit te coca coles u bene tape edhe te le injorant ;MOS HARRONI HISTORIN E prodhuar ne HOLLYWOOD;Thjesht shumica e Evropianeve dhe perendimoreve mendojne se LUFTEN NAZIFASHISTE E FITOJ USA me Aleatet; Por SHIFRAT ZYRTARE TE DESHMOREVE TE LUFTES JENE; AMERIKANE 40000 TE RENE;Ndersa na BASHKIMI SOVJETIK ;26 MILION TE RENE NE LUFTE!Prandaj SHBA qe e futi UKRAINEN edhe Evropen ne shkaterrim total duhet ta zgjidhin kete krim qe bene kur e krruajten me RUSIN por viktima e pare eshte UKRAINA pradaj te sjelli trupat AMERIKANE edhe jo ushtar skllaver te vendeve te Natos,perfshire Shqiperin!Por si gjithmon ruan bythen e vete se tallet me tonat,por me keqe ka shume si puna jote qe u pelqen me gusto kur AfroAmerika ju a fut!Informohuni dhe mesoni o popull.

    • Tali: 25/01/2023 22:36

      Shikoje mire historine e opiumit se te del llogaria ndryshe o askushi.Jepi argument talebanit mos kalo nga dega ne dege.Po te dalesh pak me shume se nga pragu shtepise edhe nga facebooku,te lexosh dhe pak histori,do bindesh qe po ja fut si kau peles.

    • Artan: 25/01/2023 22:25

      Mos degjoni NATOn thote ky kungulli, degjoni Radio Mosken,sic degjon ai.

    • Askushi: 25/01/2023 20:24

      Hahahahhahah o Taleban siç ke emrin ke dhe trurin. Thotë populli të dehurit dhe budallait hapi rrugë. Ti i ke të dyja si budalla dhe si i dehur nga opiumi që prodhon Afganistani dhe Talebanët jane prodhuesit më të medhenj në botë dmth trafikantë droge dhe e heqin veten për fetarë. Ec përpara Talibano dhe ndize ndonje cigare hashash Shqiptar mbase të sjell trutë në vend. Hahahaha

    • TALEBANI,: 25/01/2023 18:15

      o Askush o pallush, SHBA edhe NATO i vune para TALEBANET e Afganistanet me GOMER dhe dyfek me gjalma o tru askush!Rusia nuk i ka SHPALLUR akoma lufte QEVERIS UKRAINES NAZISTE dhe po mundohet me sa me pak humbje civile sepse UKRAINA eshte gjaku i tyre,dhe po perdor arsenalin e vjeter,por po i shpalli lufte,nuk pjerdh as per SHBA edhe as per pordhacet e Evropes sepse eshte vendi i pare ne bote per arsenal berthamor dhe per tregeti Armesh,prandaj mos perplasni duartsi ne ate kohe PARTI-ENVER dhe tani USA-NATO se do ngeleni me presh brenda... Nejse,uroj qe te kete ndonje qe te flasi per PAQE dhe jo per TANKE sepse kush po vuan eshte POPULLI i SHKRETE edhe QEVERITARET E KORRUPTUAR te UKRAINES po PASUROHEN DUKE VJEDHUR dhe po vazhdojne jeten ne bunkiere LUKSOZE te ndertuar nga BASHKIMI SOVJETIK!!!! Mos degjoni vetem propaganden e Natos dhe te Facebook por Informohuni mire

    • Askushi: 25/01/2023 16:22

      O ti qe ta kanë rras. Nuk është që nuk ka byth si thua, ti bjeri Shba ose jo. Shba po i ra me bombë atomike bota zhduket dhe për rrjedhojë unë nuk do kem fatin të qesh me komentet e tua. Ndërsa nëse flasim për luftë konvencionale Shba e ve para si lopët ruset me teknologjinë e armatimit që ka. Thjesht Shba, që të jem me i saktë, opinioni dhe shoqeria civile e ka me të vështirë të pranojnë humbje ne njerëz. Protestat kundër luftës se Vietnamit në Shba na mësojnë, ndërsa Rusët kane tani mbi 100.000 të vdekur e s'duan tja dinë se shumica e ushtarëve vijnë nga rajonet më të varfëra të federatës ruse. Kështu që shoku më me tru llogjiko herë tjetër.

  • Jabanxhiu: 25/01/2023 09:41

    Tani me keta tanket e lodhur do behet nami lere mos e pyet , prb eshte mbas shkaterrimit te tankeve cfare armesh kane ndermend te dergojne ? Vetem ulja ne bisedime do ta ndaloje luften ne te kundert mund te arrijme ne luften e trete boterore

    Përgjigju
    • Den: 25/01/2023 13:18

      O jabanxhi,keto fjale adresoja putin hitlerit qe eshte agresori.Ukraina fuhet te mbrohet sikur dhe lufta e 5 boterore te filloje,ndryshe bota do te zhytet ne kaosin dhe tmerrin e tiranise dhe te skllaverise

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?