Lufta/ 'Qeveri e përkohshme palestineze', nisin negociatat në Doha! SHBA dhe Britania e Madhe sulmojnë dhjetëra objektiva të Houthit (VIDEO)

25 Shkurt, 08:05| Përditesimi: 25 Shkurt, 22:22

  • Share

Në Katar kanë nisur negociatat për armëpushimin, me ekspertë nga Egjipti, Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli si dhe përfaqësues të Hamasit, janë të pranishëm në Doha.

Negociatat do të përqendrohen rreth një pauze të mundshme në luftimeve për të lejuar lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë të mbajtur aktualisht nga Izraeli. Mediet ndërkombëtare citojnë versionin se do po kërkohet një qeveri e re e përkohshme palestineze dhe se kryeministri i Autoritetit Palestinez Mohamet Shtayyeh do të japë dorëheqjen. Hamasi paraprakisht ka rënë dakord më këtë alternative, ku misioni i qeverisë së përkohshme është të rindërtojë Gazën dhe të rivendosë sigurinë pas luftës. 

Pentagoni nga ana tjetër thotë se SHBA dhe Britania e Madhe kanë goditur mbi 18 objektiva Houthi në Jemen me mbështetjen e shumë vendet aleate. Sipas SHBA sulmet ishin kundër objekteve të magazinimit, dronëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore, radarëve dhe një helikopteri të lëvizjes militante. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar thotë se aleatët vepruan për të "degraduar më tej" aftësitë Houthi.

Zinxhirët e furnizimit global tani po përballen me ndërprerje të rënda dhe kosto në rritje si rezultat i disa prej kompanive më të mëdha të transportit që devijojnë udhëtimet nga Deti i Kuq -  një nga korsitë më të ngarkuara të transportit në botë.

Irani thotë se sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen 'përshkallëzojnë tensionet' dhe krizat në rajon dhe të zgjerojnë fushën e luftës dhe jo stabilitetit”.

Ora 20:55
Ministri izraelit: Sulmet në Liban do të vazhdojnë edhe nëse ka armëpushim në Gaza

1708891088_izrael.GIF

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se sulmet në Liban do të vazhdojnë edhe nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim të përkohshëm në Gaza.

“Nëse dikush mendon se kur ne marrim një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe ndalojmë në Gaza, kjo do të lehtësojë atë që po ndodh këtu – ata e kanë gabim”, tha ai, raporton Harteez

Ora 19:02
Netanyahu: Operacioni ushtarak në Rafah do të ndodhë, më pas do të arrihet fitorja totale

1708884404_benjaminnetanyahu.webp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit do ta vonojë një operacion ushtarak në Rafah.

Megjithatë, Netanyahu është shprehur se operacioni ushtarak në Rafah do të ndodhë.

“Nëse kemi një marrëveshje, ajo do të vonohet disi, por do të ndodhë. Nëse nuk kemi një marrëveshje, ne do ta bëjmë gjithsesi”, është shprehur ai.

Ndërkaq i bindur tha më tej se do të arrijnë fitoren totale kundër Hamasit pasi të ndërhyjnë ushtarakisht në Rafah.

Ora 15:00
VIDEO/ Diplomatja holandeze jep dorëheqjen pasi Holanda mbështet Izraelin në luftën në Gaza

1708870595_fsgndfxhnxdfhndx.JPG

Angelique Eijpe

Disa nëpunës civilë të shteteve që mbështesin Izraelin gjatë luftës Gaza, në SHBA dhe shtetet Europë, kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk janë dakord me politikat pro-izraelite të qeverive të tyre.

Një rast i tillë është diplomatja holandeze Angelique Eijpe.

Eijpe ka sqaruar për “Al Jazeera” se dorëheqjen e dha në shenjë proteste ndaj qeverisë holandeze, e cila deri më tani a mbajtur një qëndrim pro-izraelit në lidhje me luftën në Gaza.

Ora 14:58
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës me Izraelin

1708869594_kjjijoire.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se 29,692 palestinezë janë vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, nga të cilët 86 prej tyre u vranë vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria palestineze shton se dhe 69,879 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Ora 14:31
Lufta në Gaza/ Izraeli: Sulmet në Gaza vazhdojnë intensivisht! Rrethohen dy spitale, pacientët humbin jetën nga mungesa e shërbimit

1708868089_dfbsgbndfsgndfgnf.JPG

Gaza

Forcat e armatosura izraelite vazhdojnë operacionet e tyre ushtarake në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, në lagjen Zeitoun, si dhe në qendër të vendit.

Lajmi vjen nga vetë ushtria e Izraelit.

Në mënyrë të veçantë, për shumë ditë ka pasur luftime në Khan Yunis dhe në 24 orët e fundit është urdhëruar evakuimi i popullatës civile.

Dy spitalet kryesore janë nën rrethim për më shumë se një muaj dhe shumë persona janë arrestuar gjatë ditëve të fundit.

Në një nga dy spitalet kanë ndërruar jetë 8 pacientë të cilët nuk kanë mundur të marrin asistencë respiratore.

Ushtria foli për një "operacion të saktë dhe preciz kundër organizatës terroriste Hamas në spitalin Naser", ku u identifikua një i dyshuar dhe u gjetën prova të "aktivitetit terrorist".

Gjatë ndërhyrjes, forcat e armatosura izraelite siguruan se spitalit i është ofruar ndihma humanitare, veçanërisht ushqim, ujë të pijshëm, ilaçe dhe karburant, në mënyrë që ai të vazhdojë të funksionojë.

Ky version i ngjarjeve mohohet nga personeli mjekësor dhe Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ora 12:47
Izraeli sulmon kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

1708862440_ghmfgmgfmf.JPG

Forcat ajrore izraelite goditën dje dy objektiva të vendosura përgjatë kufirit midis Gazës dhe Egjiptit, afër të ashtuquajturit 'boshti i Filadelfias', gjë që shkaktoi frikë të madhe në Rafah tek palestinezët të cilët jetojnë atje në tenda, pasi u zhvendosën nga Gaza, për shkak të sulmeve izraelite.

Radioja ushtarake izraelite shpjegoi se objektivat e goditura ishin hyrja e një tuneli të gërmuar nën kufi dhe një depo armësh e Hamasit. Për momentin nuk ka asnjë lajm për viktima në ato sulme.

Ora 08:10
Mediat: Izraeli gati të dërgojë një delegacion në Katar për të negociuar një armëpushim

1708324422_luftanerripinegazes.PNG

Kabineti i luftës izraelite ka dhënë dritën jeshile për të dërguar së shpejti një delegacion në Katar për të vazhduar diskutimet në Paris në funksion të marrëveshjes së re për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, sipas raporteve të mediave izraelite.

Në Paris, delegacioni izraelit i kryesuar nga shefi i Mossad, David Barnea, diskutoi një plan armëpushimi të zhvilluar në janar me homologët amerikanë dhe egjiptianë dhe kryeministrin e Katarit.

"Ndoshta ka vend për një marrëveshje. Delegacioni kërkoi të informojë kabinetin e luftës dhe për këtë arsye kabineti është ribashkuar", tha këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu, Tzachi Hanegbi ,të shtunën në mbrëmje.

Brenda natës, media izraelite raportoi se mbledhja e kabinetit të luftës përfundoi me vendimin për të dërguar një delegacion në Katar në ditët e ardhshme për të vazhduar negociatat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?