Lufta/ Forcat ukrainase bombardojnë bazën ushtarake ruse në Donetsk! Rusia: U vranë 63 ushtarë! Kievi: Janë me qindra të vdekur

2 Janar 2023, 07:45| Përditesimi: 2 Janar 2023, 22:35

  • Share

Ukraina ka deklaruar se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm me raketa në rajonin e pushtuar të Donetskut. Raketa sulmuan një ndërtesë në qytetin Makiivka, ku mendohej se ishin vendosur forcat ruse. Sipas ushtrisë ukrainase, 300 u plagosën, përveç rreth 400 të vrarëve.

Shifra nuk është verifikuar ende, ndërsa autoritetet pro-ruse pranuan viktimat, por nuk konfirmuan shifrat e raportuara. Por më vonë rusët pretenduan se nga sulmi i befasishëm i ukrainasve kishin vdekur vetëm 63 ushtarë dhe jo me qindra siç deklaronin ukrainasit. Ndërsa shtabi i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës këmbënguli në numrin e mëparshëm të viktimave të raportuara, duke theksuar se ishin bombarduar 10 njësi ushtarake të rusëve.

Ukraina nuk ka njoftuar se sulmet janë kryer me raketa Himars, duke mbajtur një strategji të gjatë për të mos dhënë detaje rreth sulmeve të saj.

Daniil Bezsonov, një zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia në pjesët e pushtuara të Donetsk, tha se raketa goditi Makiivka-n dy minuta pas mesnate në ditën e Vitit të Ri.

"Një goditje masive iu dha shkollës profesionale nga MLRS Himars amerikan. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur, numri i saktë ende nuk dihet," tha ai duke iu referuar raketave të ofruara nga SHBA. Shkolla raportohet se shërbente si një vendqëndrim për ushtarët rusë.

Disa orë pas sulmit  në Makiivka, Kievi u sulmua. Një sulm me dron dhe raketa synonte infrastrukturën kritike, tha guvernatori rajonal i kryeqytetit ukrainas Oleksiy Kuleba.

Në Kiev, sulmet ajrore u dëgjuan të dielën mbrëma, ndërsa vala e fundit e sulmeve me dron dhe raketa nga Rusia vazhdoi dhe në disa rajone të tjera, në Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk Oblast. Administrata e instaluar nga Rusia tha se të paktën 25 raketa u hodhën në rajon gjatë natës në natën e Vitit të Ri.

Ora 22:01
Ukraina rrëzon një dron rus në Detin e Zi, aktivizohet mbrojtja ajrore

1672320566_dfdsfdsd.png

Një dron u rrëzua mbi Detin e Zi pranë Sevastopolit dhe mbrojtja ajrore u aktivizua në rajonin e Krimesë. Kjo u raportua nga guvernatori i qytetit Mikhail Razvozhayev në kanalin e tij Telegram. "Mbrojtja ajrore është aktivizuar në Sevastopol. Sipas raporteve paraprake, një dron u rrëzua mbi det. Të gjitha shërbimet po funksionojnë normalisht," tha Razvozhayev.

Ora 21:09
Forcat ukrainase çlirojnë ishullin pranë qytetit të Khersonit

1672662921_ghfghfghghfghf.JPG

Forcat ukrainase çliruan ishullin ‘Velykyi Potomkin’, në lumin Dnipro pranë qytetit Kherson. Lajmi është publikuar në Telegram nga deputeti ukrainas Oleksii Honcharenko. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e ka komentuar lajmin për momentin. 

Më 15 dhjetor, rusët kishin evakuuar me forcë popullsinë e ishullit, duke i çuar në bregun lindor, ku u vendosën forcat e Moskës pas tërheqjes së tyre nga Khersoni në nëntor.

Ora 18:17
Ukraina pranon kryerjen e sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve rusë

1672386659_ee.JPG

Ushtria ukrainase e pranoi kryerjen e sulmit ku thuhet se u vranë 400 ushtarë rusë në Makiyevka , në Ukrainën lindore. Por rusët kanë raportuar se nga sulmet ukrainase kanë vdekur 63 ushtarë, një shifër shumë më e ulët e ushtarëve të vrarë, ndryshe nga shifra e dhënë më parë.

“Më 31 dhjetor, deri në 10 njësi të pajisjeve ushtarake të armikut të llojeve të ndryshme u shkatërruan ose u dëmtuan" në Makiyevka, rajoni Donetsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në Facebook.

Ora 17:11
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: Në 3 shkurt mbahet samiti i përbashkët Ukrainë-BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të cilit i shprehu mbështetjen e Bashkimit Europian gjatë vitit 2023.

Zelensky reagoi në twitter për bisedën me Von der Leyen duke e falënderuar këtë të fundit për mbështetjen e BE ndaj Ukrainës duke dhuruar gjeneratorë dhe autobuzëve të shkollës.

Ai zbuloi se në 3 shkurt do të mbahet samiti mes vendeve të BE-së dhe Ukrainës.

Ora 13:30
Sulmet ruse gjatë natës në Kiev, dëmtime në infrastrukturën energjitike

Forcat ruse kanë kryer sulme të reja me raketa gjatë natës në Kiev, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën elektrike dhe ndërprerje. Kjo është konfirmuar në Telegram kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko.

"Për shkak të bastisjeve të natës janë dëmtuar objektet e infrastrukturës energjetike. Në qytet janë vënë urgjenca ndërprerjesh. Pra, ka edhe ngrohtore të mbetura pa energji elektrike", tha ai. Sipas mediave ukrainase, pak pas mesnate janë dëgjuar edhe shpërthime në Dnipro.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 03/01/2023 06:33

    Do ishte shume me korrekt, pasi jemi popull i vogel dhe me mundesi te vogla per ndihm, te pakten moralisht te perkreahim Ukrainen. Per me teper, Rusia ka 1.15 Milion Ushtare, edhe nese i vdesin 100 000 e perballon leht. Pastaj, duhet ne vleresojm qe federata Ruse nuk perdore ne kete Luft te gjitha armet moderne qe posedon, sepse i ruajn per nji agresor me te madh si NATO. Dhe se fundmi nuk duhet harruar ndihma e perendimit per Ukrainen. Te gjitha raportet e deritanishme tregojn se armet e derguara tejkalojn efikasitetit dhe precizmin e atyre ruse me mijera %. Te shpresojm qe luftime te perfundojn shpejt.

    Përgjigju
  • mond: 02/01/2023 23:33

    Në fakt punën nuk e nisi Ukraina por rusët. Komentuesit që mbrojnë një pushtues nuk i kuptoj. Ukraina po mbron vendin dhe popullin e vet.Ajo do fitojë sepse ka të drejtë. Rusët me ato gërmadhat që mbushën rrugët mund të marrin ca zona afer kufirit të tyre dhe kaq. Me armët e perëndimit Ukraina do ti mbajë gjithmonë e me larg egërsisat e Siberisë sepse ato armë kanë përparësi para atyre të rusëve.

    Përgjigju
  • FATKARI GAXHI ÇAFAJT: 02/01/2023 20:03

    Ore Ukrain po Rusi po ju mer zvarr dhe ju vetëm prapagand bëni. Kur ju i keni vrar me qindra mira ushtar Rus kush po ju sulmon ju ufot ? O i shkreti popull Ukrainas që po e pagon me jetën e tyre idjotizmin tënd o Zhelecka.

    Përgjigju
  • andy: 02/01/2023 14:43

    po c'tu desh o dushman....

    Përgjigju
  • Mashtrusat: 02/01/2023 14:11

    Nuk i besoj dot disa njerezve qe vetem bejne propagande dhe diten tjeter dalin bllof keshtu qe nese Ukraina si thote qe po i shkaterron Ruset atehere perse del dhe qahet , i vafte mbare ne ate rruge qe ka nisur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?