Lufta/ SHBA do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë! McCarthy: Ndaloni ndihmën e re për Kievin! Anija e parë civile me grurë ukrainas mbërrin në Stamboll

21 Shtator 2023, 09:30| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 08:58

  • Share

Në një konferencë për shtyp, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi se Biden do njoftojë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një paketë të re armësh që do të përshijë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore.

"Sot Biden do t'i njoftojë Zelenskyt një paketë të re armësh që do të përfshijë sisteme të rëndësishme të mbrojtjes ajrore”, tha Sullivan.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, mohoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një seancë të përbashkët të Kongresit, e cila do ta lejonte atë të mbante një fjalim dhe t'u drejtohej të gjithëve, raporton CNN, duke cituar një burim.

Lajmi u konfirmua nga vetë McCarthy: "Ajo që më kërkuan është një seancë e përbashkët. Ne nuk kemi kohë. Pra, unë bëra pikërisht atë që bëra me kryeministrat e Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kur vijnë liderët, unë gjithmonë bashkoj një grup liderësh dypartiakë”, u tha McCarthy gazetarëve. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha rreth 50 senatorëve në një takim privat në Capitol Hill se "nëse nuk marrim ndihmën, do ta humbim luftën". Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, demokrat i Nju Jorkut, e raportoi këtë për New York Times

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka akuzuar qeverinë polake duke thënë se ata 'po godasin me thikë' Ukrainën për përfitime elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit. 

“Qeveria aktuale polake ka rrezikuar interesat tona, ka dhënë pothuajse të gjitha armët që mund të jenë të dobishme në front dhe përfundimisht po e prish këtë investim në marrëdhëniet (polako-ukrainas). Kjo është absolutisht e papranueshme", tha ai.

Anija e parë e ngarkuar me grurë ukrainas ka mbërritur në Stamboll pas ndërprerjes me rusët. Anija “Resilient Africa”, me flamurin e Palau-s, u nis dy ditë më parë nga porti ukrainas i Chernomorsk me një ngarkesë prej 3 mijë ton grurë.

Prezenca e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe fjala e tij duket se nuk ka arritur të bëjë Rusinë të tërhiqet pavarësisht dhe thirrjeve të shumta që iu bënë gjatë mbledhjes për ndalimin e luftës, sidomos nga kryeministri Edi Rama në cilësinë e udhëheqësit të atij takimi.

Sipas mediave të huaja, mëngjesin e sotëm sulmet ruse kanë prekur qytete si Kievi, Kharkivi dhe Kherson. Raportohet se 7 persona janë plagosur nga bombardimet në Kiev. Po ashtu, janë regjistruar 2 viktima dhe 5 të plagosur në qytetin ukrainas Kherson si pasojë e sulmit rus në orët e para të këtij mëngjesi.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB u duk qartë mbështetja dhe mirëkuptimi ndaj Ukrainës për vuajtjet që po kalon nga agresioni dhe pushtimi rus, por jo të gjitha shtetet duket se janë aq përkrahëse ndaj saj. Polonia ka vendosur ndalimin e furnizimit më armë për Ukrainën.

Shkaku i kësaj tërheqje të Polonisë vjen si rrjedhojë e përplasjes diplomatike të dy vendeve në lidhje me furnizimin me drithëra.

Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki, justifikoi këtë vendin duke thënë se tashmë prioritet i tij është modernizimi i arsenalit ushtarak të Polonisë.

Ora 21:14
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës së energjisë në Ukrainë, 2 viktima dhe 18 të plagosur

 

Rusia ka kryer një prej sulmeve më të mëdha me raketa që javët e fundit kanë goditur Ukrainën, duke goditur infastrukturën e energjisë, ku mbetën të vdekur 2 persona dhe 18 të plagosur.

Si pasojë e sulmeve është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në pesë rajone ukrainase, duke ua kthyer në kujtesë ukrainase sulmet gjatë dimrit të kaluar, që shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe lanë pa energji miliona banorë.

Zyrtarët thanë se të paktën 18 persona janë plagosur nga sulmet ajrore, përfshirë edhe një vajzë 9-vjeçare, ndërkaq një guvernator rajonal tha se dy persona janë vrarë në granatimet gjatë natës.

“Dimri po vjen. Sot Rusia rinisi sulmet me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, tha ligjvënësi Andrii Osadchuk, përmes një postimi në platformën X, që më herët njihej si Twitter.

Operatori i energjisë në Ukrainë, Ukrenergo, tha se këto ishin sulmet e para ruse ndaj infrastrukturës së energjisë në gjashtë muaj. Operatori tha se ka dëme në ndërtesat e energjisë në rajonet perëndimore dhe qendrore.

Ukraina për muaj të tërë ka riparuar infrastrukturën që u dëmtua gjatë sulmeve në dimrin e kaluar, pasi pothuajse gjysma e sistemit të energjisë së shtetit u shkatërrua nga sulmet e Moskës.

Ukraina në qershor ka nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse, të cilat nisën pushtimin në shkurt të vitit 2022. Kundërsulmi ukrainas në lindje dhe jug është duke shkuar më ngadalë seç pritej./REL

Ora 20:53
Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj Putinit

1695147709_turqiazerbajxhanierdogan.jpg

Presidenti turk Erdogan tha se nuk pajtohet me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, raportuan mediat turke duke e cituan atë të thoshte më parë. 

"Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk i gjej të sakta këto qasje, sepse Rusia nuk është një vend i rregullt”, tha Erdogan.

Ai vlerësoi gjithashtu vendin e Moskës si një lider botëror, raporton Sky News.

"Për sa i përket prodhimit të grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë tani. Tani, nuk mund të shpërfillësh një vend si ky”, tha Erdogan.

Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe zoti Erdogan gëzon një marrëdhënie të ngushtë personale me Vladimir Putin. 

Ora 20:30
Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

1695137510_joe.jpg

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare SHBA, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp, se Presidenti Joe Biden, do njoftojë Zelensky për një paketë të re armësh që do të përshijë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore.

"Sot Biden do t'i njoftojë Zelenskyt një paketë të re armësh që do të përfshijë sisteme të rëndësishme të mbrojtjes ajrore”, tha Sullivan.

Ai tha se ky do të jetë takimi i gjashtë mes Biden dhe Zelensky. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm pasi Rusia sulmoi brutalisht së fundmi Ukrainën.

 “Sot do të jetë takimi i gjashtë personal midis Biden dhe Zelensky dhe vjen në një moment të rëndësishëm pas një tjetër sulmi brutal nga Rusia”, tha Sullivan.

 Të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu edhe se si ata do të ndihmojnë Ukrainën nga pikëpamja ekonomike.

Ora 20:00
Stoltenberg: Rusia ka shkelur parimet e OKB-së

1693493070_stol.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, tha se NATO u themelua mbi Parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, por Rusia i ka shkelur këto parime.

"NATO u themelua mbi Parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara: liri, paqe, respekt për sovranitetin. Ndërsa Rusia shkel këto parime në Ukrainë, është më e rëndësishme se kurrë të mbrojmë vlerat tona", tha Stoltenberg.

Stoltenberg falenderoi edhe Antonio Guterres për udhëheqjen e tij dhe për forcimin e lidhjeve me NATO-n.

"Detyra e saj kryesore", tha Stoltenberg në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është të mobilizojë mbështetje më të madhe për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. 

Si përfundim, ai tha se nëse SHBA është e shqetësuar për Kinën dhe dëshirojnë që të lëvizin drejt Azisë, atëherë ata duhet të sigurohen që Putini të mos fitojë në luftën me Ukrainën.

“Nëse Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për Kinën dhe duan të lëvizin drejt Azisë, atëherë duhet të siguroheni që Putini të mos fitojë në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Ora 19:42
Zelensky viziton memorialin e 11 shtatorit të Pentagonit

1695318175_eleks.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke qëndruar në SHBA, ku do të takohet edhe me presidentin amerikan, Joe Biden, por pas senatit ai ka vizituar Pentagonin duke bërë homazhe tek memoriali i 11 shtatorit, raporton BBC.

Një kurorë me lule dhe fjongo në ngjyrat kombëtare të Ukrainës blu dhe të verdhë është vendosur përpara memorialit

Ai ka nderuar 184 personat e vrarë për shkak të një rrëzimi të një aeroplani në Pentagon 22 vite më parë.

Ora 18:50
Republikanët mohojnë seancën e përbashkët të Zelensky në Kongres

1695314997_zelens.jpg

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, mohoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një seancë të përbashkët të Kongresit, e cila do ta lejonte atë të mbante një fjalim dhe t'u drejtohej të gjithëve, raporton CNN, duke cituar një burim.

Lajmi u konfirmua nga vetë McCarthy: "Ajo që më kërkuan është një seancë e përbashkët. Ne nuk kemi kohë. Pra, unë bëra pikërisht atë që bëra me kryeministrat e Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kur vijnë liderët, unë gjithmonë bashkoj një grup liderësh dypartiakë”, u tha McCarthy gazetarëve. 

CNN thekson se McCarthy gjithashtu shmangu të shihej publikisht me Zelensky. Anëtarët e Kongresit mbeten të ndarë në lidhje me ndihmën për Ukrainën.

Ora 18:31
Rusia ndalon përkohësisht eksportet e naftës për të mbuluar mungesat në tregun e brendshëm

1695313878_rusi.jpg

Rusia ka ndaluar përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në të gjitha vendet jashtë një rrethi prej katër ish-shtetesh sovjetike me efekt të menjëhershëm për të stabilizuar tregun vendas, tha qeveria të enjten.

Qeveria tha se ndalimi nuk zbatohej për karburantin e furnizuar sipas marrëveshjeve ndërqeveritare për anëtarët e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Moska, i cili përfshin Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin, raporton Reuters.

“Kufizimet e përkohshme do të ndihmojnë në ngopjen e tregut të karburanteve, i cili nga ana tjetër do të ulë çmimet për konsumatorët”, tha qeveria në një deklaratë.

Ministria e Energjisë tha se masa do të parandalonte eksportet e paautorizuara të karburanteve motorike.

Në muajt e fundit Rusia ka pasur mungesë të benzinës dhe naftës. Çmimet e karburanteve me shumicë janë rritur, megjithëse çmimet me pakicë janë kufizuar në përpjekje për t'i frenuar ato në përputhje me inflacionin zyrtar.

Kriza ka qenë veçanërisht e dhimbshme në disa pjesë të Rusisë jugore, ku karburanti është vendimtar për mbledhjen e të korrave. Një krizë serioze mund të jetë e sikletshme për Kremlinin, ndërsa zgjedhjet presidenciale afrohen në mars.

Tregtarët thonë se tregu i karburanteve është goditur nga faktorë duke përfshirë mirëmbajtjen në rafineritë e naftës, pengesat në hekurudha dhe dobësinë e rublës, e cila stimulon eksportet e karburantit.

Ora 18:18
Ukraina merr 10 variante suedeze të tankeve Leopard

1695313081_tank.jpg

Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë mbërritur në Ukrainë.

Tanket drejtohen nga ekuipazhe ukrainase të trajnuar në Suedi, raporton Sky News.

Komandanti i Operacioneve të Shtabit të Ushtrisë suedeze, Mats Ludvig, tha: “Ne u kemi dhënë atyre gjithçka që mundemi për sa i përket materialit të madh dhe njohurive të mira.

Vendimi i Suedisë për të dërguar tanket u njoftua në shkurt. Disa aleatë të tjerë i kanë dhënë Ukrainës tanke Leopard 2, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Spanjën, Portugalinë, Kanadanë dhe Danimarkën

Ora 18:11
Zelensky: Nëse nuk marrim ndihmën, do ta humbim luftën

1695312703_uk.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha rreth 50 senatorëve në një takim privat në Capitol Hill se "nëse nuk marrim ndihmën, do ta humbim luftën". 

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, demokrat i Nju Jorkut, e raportoi këtë për New York Times

Ora 17:44
Ukraina: BE-ja do të përfaqësojë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë në OBT

1695311031_nn.jpg

Komisioni Evropian do të përfaqësojë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë në OBT, Organizatën Botërore të Tregtisë, kundër Ukrainës, pasi të tre vendet vendosën embargo të njëanshme ndaj importeve agro-ushqimore të Ukrainës dhe Kievi vendosi t'i referojë ato në OBT.

“Duke qenë se tregtia është kompetencë ekskluzive e Bashkimit Evropian, praktika është që Komisioni përfaqëson të tre vendet”, tha zëdhënësja e BE-së, Miriam Garcìa Ferrer në konferencën e përditshme për shtyp.

Ajo shtoi se Brukseli tashmë ka kontaktuar Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë "për të pasur të gjitha detajet dhe për të ndjekur këtë rrugë në nivel evropian".

Politika tregtare është një kompetencë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ia kanë transferuar Komisionit, i cili është përgjegjës për çështje të tilla si negocimi i marrëveshjeve tregtare me vendet e treta. Prandaj, sipas ligjit të Komunitetit, Shtetet Anëtare nuk mund të marrin masa të njëanshme në këtë fushë. 

“Është Bashkimi Evropian që miraton masat në nivel tregtar dhe nëse ka një vend të tretë që e fut një shtet anëtar në OBT, është Komisioni Evropian që e përfaqëson atë”, tha zëdhënësja.

Megjithatë, ajo theksoi se procesi është në fazën fillestare, në fazën e konsultimit dhe jo në fazën e kontestit. 

"Do të ketë një fazë të parë në të cilën të dy palët, Ukraina dhe Komisioni, do të duhet të bisedojnë me njëra-tjetrën si pjesë e një procesi konsultimi për të gjetur një zgjidhje", tha Garcia.

Ora 17:07
Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk: Varshava po ‘godet me thikë’ Ukrainën për përfitime elektorale

1695308908_doanld.jpg

Qeveria polake po ‘godet me thikë’ Ukrainën për përfitime elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit. 

Kjo është akuza e ish-presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, lider i koalicionit kryesor opozitar në Poloni, cituar nga Sky News.

“Qeveria aktuale polake ka rrezikuar interesat tona, ka dhënë pothuajse të gjitha armët që mund të jenë të dobishme në front dhe përfundimisht po e prish këtë investim në marrëdhëniet (polako-ukrainas). Kjo është absolutisht e papranueshme", tha ai.

Ora 16:48
Anija e parë me grurë ukrainas mbërrin në Stamboll pas ndërprerjes së marrëveshjes me rusët

1695307762_grure.jpg

Anija e parë e ngarkuar me grurë që do të lundronte nga Ukraina që kur Rusia bllokoi marrëveshjen e quajtur Iniciativa e Detit të Zi në korrik ka mbërritur në Stamboll.

Anija “Resilient Africa”, me flamurin e Palau-s, u nis dy ditë më parë nga porti ukrainas i Chernomorsk me një ngarkesë prej 3 mijë ton grurë.

Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi krijimin e një korridori humanitar në Detin e Zi për në Afrikë dhe Azi për të liruar anijet e bllokuara në portet e saj dhe për të anashkaluar bllokadën de facto në vend që kur Moska braktisi marrëveshjen që lejoi Kievin të eksportonte grurë.

Ora 15:57
Metsola: Unitet i paprecedentë i BE-së për Ukrainën

1695304613_met.jpg

Në një intervistë për CNN, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se ukrainasit po luftojnë për liritë dhe vlerat e të gjithëve.

"Për ne evropianët kjo është një luftë në kontinentin tonë, ukrainasit po luftojnë për liritë dhe vlerat tona dhe këtu ne absolutisht nuk mund të shikojmë larg, sepse kjo është pikërisht ajo që do të dëshironte Putin”, tha Metsola.

Ajo tha se ata kanë parë një nivel të paprecedentë uniteti që nga fillimi i luftës dhe se janë duke negociuar fonde shtesë dhe furnizime municionesh në mënyrë që Ukraina të vazhdojë kundërsulmin e saj për të rimarrë territoret e saj.

“Ne kemi parë një nivel të paprecedentë uniteti që nga fillimi i luftës me një tjetër paketë sanksionesh, aktualisht jemi duke negociuar fonde shtesë dhe furnizime municionesh në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë kundërsulmimin e saj duke rimarrë në thelb territoret që janë të sajat”, tha Metsola.

Ora 15:46
Marrëveshja Ukrainë-Sllovaki për eksportin e grurit

1693498548_grure.jpg

Ministrat e Bujqësisë të Sllovakisë dhe Ukrainës kanë rënë dakord të krijojnë një sistem licencash tregtare për grurin që do të lejojë heqjen e ndalimit të importit të katër produkteve ukrainase në Sllovaki, njoftoi Ministria Sllovake e Bujqësisë, siç raporton agjencia e lajmeve ukrainase Rbc- Ukraine.

Marrëveshja duhet të çojë në heqjen e ndalimit aktual të Sllovakisë për importin e produkteve ukrainase deri në fund të vitit.

“Derisa të nisë ky sistem dhe të testohet funksionaliteti i tij i plotë, ndalimi i importit të katër produkteve nga Ukraina... do të vazhdojë të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2023”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë sllovake.

Qeveria e Kievit tha gjithashtu se Ukraina dhe Polonia do të diskutojnë mosmarrëveshjen e grurit "në ditët në vijim". Të dy vendet mbajnë "marrëdhënie të ngushta dhe konstruktive" për këtë çështje.

“Negociatat e ardhshme do të zhvillohen në ditët në vijim, gjatë të cilave do të diskutohen çështjet e përgatitura nga të dyja palët”, tha Ministria e Bujqësisë e Ukrainës në një deklaratë, duke njoftuar një telefonatë midis ministrave polakë dhe ukrainas të bujqësisë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?