Pamje nga vendngjarja

Lufta/ Medvedev: Instruktorët britanikë dhe fabrikat gjermane objektiva ligjore! Inteligjenca Britanike: Moska rrit shpenzimet ushtarake, përgatitet për një luftë të gjatë

1 Tetor 2023, 09:17| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 15:49

  • Share

Planet e Britanisë për të trajnuar ushtrinë ukrainase, duhet ta bëjnë këtë të fundit "objektiv ligjor" të Moskës. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, e deklaroi këtë gjë në përgjigje të fjalëve të sekretarit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar është në negociata për transferimin e trajnimit të ushtarëve dhe prodhimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë. 

Inteligjenca britanike në raportin ditor mbi evolucionin e luftës së shkaktuar nga pushtimi i Moskës, deklaroi se Rusia duket se po përgatitet për disa vite të tjera luftimesh në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes në Londër ka shkruar se ajo "sugjeron se shpenzimet ruse të mbrojtjes pritet të rriten në rreth 30% të shpenzimeve totale të qeverisë në 2024". 

Mbrëmë forcat ruse kanë sulmuar me dronë rajonin e Odessas, duke shkaktuar shpërthime dhe  zjarre të mëdha në qytetin e Zaporizhzhias dhe në zonat përreth. Sipas Ukrainës zyrtare, objektiv i sulmit kanë qenë magazinat ku mbahej gruri, të cilat janë përfshirë nga flakët pas sulmit masiv.

Forcat Ajrore të Ukrainës konfirmojnë se dronët luftarakë rusë, ndoshta Shahed, sulmuan gjatë natës rajonin e Odessas.

Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass, e cila shkruan se një seri shpërthimesh ndodhën në Odessa, duke vënë në alarm të gjithë rajonin.

Sipas ushtrisë ukrainase, sistemi i mbrojtjes ajrore është operacional kundër dronëve rusë në rajonin e Dnipropetrovsk, megjithatë, alarmi ajror u shpall në të gjitha rajonet jugore.

Ndërsa guvernatori Igor Taburets, tha për mediat ukrainase se si pasojë e shpërthimeve janë përfshirë nga flakët disa magazina ku mbahej gruri.

“Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht rajonin Cherkasy me dronë. Infrastruktura industriale e Umanit u godit. Si rezultat, zjarret shpërthyen në magazina," tha ai.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave shtoi se ekipet e shpëtimit kanë shuar flakët në një sipërfaqe totale prej më shumë se tre mijë metra katrorë.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 11 njësi pajisje dhe 52 persona.

Më parë shpërthime ishin raportuar edhe në Odessa dhe Kharkiv. Ndërsa zonat më të prekura janë Zaporizhzhia, Odessa, Vinnytsia, Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Mykolaiv, Poltava, Sumy, Kharkiv, Khmelnytskyi, Cherkasy, Chernihiv, Donetsk dhe Kherson.

Ora 20:03
Borrell: BE rrit mbështetjen ushatrake dhe po përgatit angazhime afatgjata për sigurinë e Ukrainës

1695999512_josepborrell.jpg

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të dielën se BE do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Kongresi i SHBA miratoi një projekt-ligj për financimin e ndërprerjes së financimit të shtunën vonë, që hoqi dorë nga ndihma për Ukrainën. Ai tha se BE po përgatit "angazhime afatgjata të sigurisë për Ukrainën". 

Borrell tha në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Kiev se përballë një "kërcënimi ekzistencial për Evropën", "propozimi në tryezë" tregoi se BE dëshiron të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ai foli pas takimit të tij të parë personal me ministrin ukrainas të mbrojtjes Rustem Umerov, i cili u emërua muajin e kaluar, raporton Reuters.

"Le të shohim se çfarë do të ndodhë në SHBA, por nga ana jonë, ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe rrisim mbështetjen tone. Ukrainasit po luftojnë me gjithë guximin dhe kapacitetet e tyre. Nëse BE dëshiron që ata të jenë më të suksesshëm, ne do t'u ofrojmë armë më të mira atyre”, tha Borrell.

Ai tha në konferencën për shtyp se shpresonte që vendet anëtare të merrnin një vendim për rritjen e ndihmës "para fundit të vitit".

Umerov, emërimi i të cilit nga presidenti, Volodymyr Zelensky, u miratua nga parlamenti më 6 shtator, falënderoi Borrell në një deklaratë në X për "mbështetjen e vazhdueshme" dhe tha se takimi ishte "një pikënisje për bashkëpunim të madh".

Ora 19:28
Ukraina: Vendosen 10 mijë rusë pranë Bakhmutit

1695720007_kjhsad.jpg

Forcat ruse kanë vendosur më shumë se 10 mijë ushtarë në Bakhmut, duke vendosur gjithashtu edhe regjimente tankesh. Kjo u raportua nga Illia Yevlash, kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjatë teletonit United News, sipas agjencisë së lajmeve ukrainase Ukrinform.

"Sa i përket Bakhmutit, armiku ka vendosur forca të konsiderueshme atje më shumë se 10,000 njerëz. Beteja të rënda janë duke u zhvilluar", tha ai. 

Yevlash vuri në dukje se nuk ka shenja që armiku planifikon të largohet nga qyteti. Sipas tij, rusët gjithashtu mbajnë tanke, pushkë të motorizuara dhe regjimente mjetesh uljeje në vend. Ai shtoi se në përgjithësi luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të vendit. Situata është e tensionuar, por e kontrolluar nga mbrojtësit ukrainas.

Ora 19:19
Biden: Nuk do ta braktisim Ukrainën

1695137510_joe.jpg

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se ata nuk do të ndalojnë së mbështeturi Ukrainën kundër brutalitetit të Rusisë.

Ai tha se Kievi duhet të mbështetet tek SHBA-ja.

"Nuk ka asnjë mënyrë që ne të ndalojmë së ndihmuari Ukrainën kundër brutalitetit të Rusisë. Unë dua t'i them Kievit dhe aleatëve tanë evropianë se mund të mbështeteni tek ne. Ne nuk do ta braktisim Ukrainën”, tha Biden duke komentuar ligjin që shmangte mbylljen, por që parashikon një shkurtim të ndihmës për Kievin. 

Ora 15:17
Inteligjenca Britanike: Moska rrit shpenzimet ushtarake, përgatitet për një luftë të gjatë

1696166301_britani.jpg

Rusia duket se po përgatitet për disa vite të tjera luftimesh në Ukrainë.

Kështu ka shkruar Inteligjenca britanike në raportin ditor mbi evolucionin e luftës së shkaktuar nga pushtimi i Moskës.

Ministria e Mbrojtjes në Londër ka shkruar se "sugjeron se shpenzimet ruse të mbrojtjes pritet të rriten në rreth 30% të shpenzimeve totale të qeverisë në 2024". 

“Ministria propozon një buxhet të mbrojtjes prej 10,800 miliardë rubla, i barabartë me afërsisht 6% të PBB-së dhe me një rritje prej 68% krahasuar me vitin 2023”, shkroi Ministria e Mbrojtjes.

Ora 14:52
Medvedev: Instruktorët britanikë dhe fabrikat gjermane objektiva ligjore

1694443998_dmitrymedvedev.jpg

Planet e Britanisë për të trajnuar ushtrinë ukrainase, duhet ta bëjnë këtë të fundit "objektiv ligjor" të Moskës. 

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, e deklaroi këtë gjë në përgjigje të fjalëve të sekretarit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar është në negociata për transferimin e trajnimit të ushtarëve dhe prodhimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë. 

“Numri i idiotëve në vendet e NATO-s po rritet”, tha Medvedev në Telegram. 

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus tha se transferimi i kurseve të trajnimit për ushtarët ukrainas në territorin e Ukrainës vetë "do t'i kthejë instruktorët tuaj në objektiva të ligjshëm për forcat tona të armatosura.

Duke e ditur mirë se ata do të shkatërrohen pa mëshirë. Dhe jo më shumë si mercenarë,

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?