Shkatërrime në Libanin lindor

Lufta/ Sulmet izraelite në Libanin lindor shkaktojnë 12 viktima! Jepet urdhër evakuimi në periferi të Bejrutit, pritet të goditen disa ndërtesa

15 Nëntor, 08:56| Përditesimi: 15 Nëntor, 18:37

  • Share

Izraeli ka goditur Libanin lindor pranë qytetit Baalbeck, në provincën Baalbek-Hermel. Raportohet për 12 viktima nga sulmi që goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë Baalbek.

Ndërkohë Kombet e Bashkuara raportojnë se në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vazhdojnë të përdorin taktika vdekjeprurëse luftarake që duket se shkojnë përtej standardeve të masave të sigurisë. Zyra për Koordinimin e Ndihmës Humanitare në OKB thekson se ‘Shkatërrimet vazhdojnë në të gjithë Bregun Perëndimor, duke penguar aksesin e popullsisë në shërbimet jetike’.

Sakaq, mëngjesin e sotëm Izraeli lëshoi një urdhër evakuimi të detyruar për një periferi të Bejrutit, duke njoftuar për një sulm. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite urdhëroi banorët e periferisë jugore të Ghobeiry që të evakuohen menjëherë pasi një sulm do të kryhet së shpejti në një numër objektivash. Një hartë paralajmëruese u lëshua gjithashtu që tregon disa ndërtesa të theksuara, por me dy të shënuara të kuq, duke paralajmëruar se ‘këto ndërtesa dhe ato ngjitur me to duhet të evakuohen menjëherë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?