Mbrëmë rusët sulmuan Kievin me 35 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës me anë të një postimi në Facebook.
"Në natën e 8 majit 2023, armiku sulmoi përsëri Ukrainën, duke përdorur UAV-të sulmuese Shahed të prodhuara nga Irani. Mbrojtësit tanë shkatërruan 35 nga 35 dronë", thuhet në postim.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa në Kiev dhe Odessa, shpërthime dhe zjarre! Prigozhin nuk e lë Bakhmutin
SI.E./ReportTv.al