Donald Trump

Bota

Lufta/ Trump: Mund të reduktojmë ndihmën për Ukrainën

8 Dhjetor, 16:59| Përditesimi: 8 Dhjetor, 18:51

  • Share

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se është "e mundur" që administrata e tij të vendosë të reduktojë ndihmën për Ukrainën.

Gjatë një interviste të dhënë të premten (6 dhjetor 2024) për NBC news Trump u shpreh gjithashtu se po përpiqet që ti jap fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Intervista e Trump u publikua pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, (7 dhjetor).

Zelensky më vonë e përshkroi takimin trepalësh si “konstruktiv”.

Teksa u pyet nëse do të konsideronte mundësinë e tërheqjes nga NATO, Trump tha se kjo ishte një pyetje e hapur.

“Nëse ata paguajnë faturat dhe nëse mendoj se po na trajtojnë në mënyrë të drejtë, përgjigja është po, absolutisht unë do të qëndroj me NATO-n,” tha në emisionin “Meet the Press”.

Kur u pyet nëse do ta konsideronte tërheqjen nga NATO nëse kjo nuk ndodh, Trump u përgjigj: Absolutisht po.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?