Guterres: Pushtimi rus i Ukrainës shkel kartën e OKB-së! Lavrov: Jemi afër vijës së kuqe, situata më e rrezikshme se në Luftën e Ftohtë

24 Prill 2023, 07:20| Përditesimi: 24 Prill 2023, 22:58

  • Share

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit i bëri thirrje ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov që Rusia të ndalojë agresionin ushtarak në Ukrainë. Guterres u shpreh se lufta e rusëve në Ukrainë po krijonte vuajtje ndaj gjithë popullit. 

Ndërsa Sergei Lavrov u shpreh se situata ishte më e rrezikshme se kurrë, madje më e rrezikshme se në Luftën e Ftohtë. Sipas tij, shkak për këtë gjendje është bërë humbja e besimit tek perëndimorët. 

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres folën për marrëveshjen për grurin ukrainas gjatë takimit dypalësh të mbajtur në OKB. Guterres i dorëzoi një letër Lavrovit për Vladimir Putinin ku propozonte një marrëveshje më të zgjeruar. 

Nga ana tjëtër, presidenti ukrainas, u shpreh se Ukraina nuk mund të heqë dorë nga rezistenca në Bakhmut pasi nëse ky rajon pushtohet atëherë Rusia mund të ketë një bazë të mirë për të avancuar. 

“Ukraina nuk mund të heqë dorë nga mbajtja e Bakhmutit, pasi pushtimi i tij mund të jetë një bazë për Rusinë për të avancuar në Kramatorsk dhe Sloviansk”-tha Zelensky.

Sipas Zelensky, dorëzimi i Bakhmutit do të ndihmonte në zgjerimin e fontit të forcave ruse dhe do t’i jepte shans për të kapur më shumë nga tokat e Ukrainës.

Ai theksoi se Rusia e ka synim këtë qytet për të avancuar në dy qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut, Kramatorsk dhe Sloviansk.

Ndërkohë forcat ruse po përpiqen të fitojnë terren në drejtim të kufirit të Krimesë. Pikërisht përgjatë lumit Dnipro, burime të ndryshme raportojnë lëvizjet e njësive dhe trupave ukrainase. Ende është një numër jo i madh, por janë operacione paraprake për të përgatitur përparimin e ushtrisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kryeson sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të fokusuar në mbrojtjen e parimeve të Kartës themeluese të OKB-së, një pakt i krijuar pjesërisht për të parandaluar luftërat. Në takimin e sotëm priten reagime të ashpra nga disa anëtarë të OKB-së.

Ora 22:52
Shefi i OKB-së letër për Vladimir Putinin, i propozon marrëveshje për grurin ukrainas

 

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres folën për marrëveshjen për grurin ukrainas gjatë takimit dypalësh të mbajtur në OKB. Në deklaratën për shtyp të zëdhënësit të OKB-së bëhet me dije se Guterres i dorëzoi një letër ministrit rusk u paraqitej një propozim për presidentin rus, Vladimir Putin synon përmirësimin dhe zgjerimin e marrëveshjes, duke marrë parasysh qëndrimet e shprehura nga palët dhe rreziqet që vijnë nga pasiguria ushqimore globale.

Një letër e ngjashme iu drejtua edhe dy nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes. Për më tepër, Guterres "mori parasysh" shqetësimet e shprehura nga Moska për zbatimin e Memorandumit në lidhje me promovimin e produkteve ushqimore dhe plehrave ruse. Ai siguroi një raport të detajuar mbi progresin e bërë tashmë dhe ripohoi angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të vazhduar punën për të adresuar çështjet e mbetura. 

Ora 22:06
Zarf i dyshimtë në ambasadën franceze në Moskë, gjendet një substancë e panjohur

1671610952_dfgdf.jpg

Një letër me një substancë të dyshimtë i është dërguar ambasadës franceze në Moskë. Këtë e bën të ditur agjencia e lajmeve Tass , duke cituar një burim policor: "Punonjësit e ambasadës franceze morën një letër këtë mbrëmje me një substancë të panjohur brenda. Autoritetet po punojnë në vendngjarje".

Ora 21:54
Zelensky falenderon ushtarët e pikës kufitare: U jam mirënjohës të gjithëve që sigurojnë mbrojtjen tonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte sot në qytetin Zhytomyr në Ukrainën perëndimore ku falënderoi të gjithë ushtarët të cilët mbrojnë kufirin. 

“Kam mbajtur gjithashtu një takim të posaçëm koordinues në Zhytomyr me të gjithë drejtuesit e rajonit. Vëmendje e veçantë iu kushtua kufirit, pati një raport nga kreu i administratës ushtarake rajonale Zhytomyr dhe kreu i shërbimit kufitar të kufirit shtetëror. Biseduam për mbrojtjen, rregullimin e kufirit dhe situatën në përgjithësi, i jam mirënjohës të gjithëve që sigurojnë fuqinë e kufirit tonë shtetëror”- u shpreh Zelensky. 

Ora 20:33
Lavrov: Situata më e rrezikshme se në Luftën e Ftohtë, agresioni ekonomik perëndimor po shkatërron përfitimet e globalizmit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke folur për situatën aktuale ku ndodhet rendi global, tha se bota ndodhet në një moment më të rrezikshëm se ai i luftës së ftohtë. Ai tha se situata është përkeqësuar si pasojë e humbjes së besimit në globalizëm.

"Ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, ne kemi ardhur në një vijë të rrezikshme, ndoshta edhe më të rrezikshme. Situata është përkeqësuar nga humbja e besimit në multilateralizmin. Agresioni financiar dhe ekonomik perëndimor po shkatërron përfitimet e globalizimit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po braktisin diplomacinë dhe kërkojnë një sqarim të marrëdhënieve në fushën e betejës"- u shpreh Lavrov.

Ora 18:33
Guterres-Lavrovit: Pushtimi rus i Ukrainës në kundërshtim me kartën e OKB-së! Po shkaktoni vuajtje për popullin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha sot në Këshillin e Sigurimit se pushtimi rus në Ukrainë është në kundërshtim me kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.

“Pushtimi rus i Ukrainës, në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha për vendin dhe popullin”-tha Guterres.

Ai tha se ky është kulmi i tensionit mes fuqive të mëdha që prej krijimit të OKB-së.

"Sistemi shumëpalësh i nënshtrohet tensionit më të madh që nga krijimi i OKB-së. Tensionet midis fuqive të mëdha janë në kulmin e të gjitha kohërave, dhe po ashtu edhe rreziqet e konfliktit. Këto sfida globale mund të zgjidhen vetëm me respektimin e ligjit ndërkombëtar”- përfundoi ai.

Ora 16:03
Ushtria ukrainase: Po kundërsulmojmë në Bakhmut, frenojmë ofensivën ruse për disa muaj

Në Donteskt të Bakhmutit, ushtria ukrainase po kryen operacione mbrojtëse dhe po ndërmerr kundërsulme. Kështu u shpreh komandanti i forcave tokësore të Kievit, Oleksandr Syrskyi.

 "Luftëtarët tanë nuk po kryejnë vetëm aksione mbrojtëse në Bakhmut, por edhe kundërsulme aktive. Kjo na jep mundësinë të frenojmë ofensivën ruse për disa muaj dhe të mos zgjerojmë frontin, të shkatërrojmë njësitë më të mira të armikut dhe të fitojmë kohë", tha gjeneral, duke shtuar se “situata është nën kontroll”.

Ora 08:20
Ministri i Jashtëm rus do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tensionet me SHBA rriten

1682020340_lavrov.JPG

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologu i tij amerikan, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, mund të mos takohen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thonë zyrtarët rusë.

Tensionet vazhdojnë të rriten midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

"Në përgjithësi, ne nuk kemi një axhendë për takim me amerikanët për diskutim", tha të dielën zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Moska ka rritur retorikën e saj në një mosmarrëveshje diplomatike me Uashingtonin. “Rusia ‘nuk do t'i falë’ SHBA-të për mosdhënien e vizave për gazetarët rusë për të udhëtuar në SHBA”, u tha ministri i Jashtëm gazetarëve në një intervistë të dielën.

Media shtetërore ruse tregoi se Moska do të ndërmarrë hapa të njëjtë kundër gazetarëve amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë dyshim se gazetarët amerikanë do të përjetojnë shqetësim maksimal pas refuzimit të Uashingtonit për të lëshuar viza amerikane për grupin e gazetarëve rusë për të punuar në ngjarjet e OKB-së në Nju Jork”, tha një burim diplomatik, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?