Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Keir Starmer dhe Donald Tusk kanë zbritur sot (10 maj) në Kiev, për të treguar mbështetjen e tyre "të pamëshirshme" për Ukrainën dhe për të kërkuar, pas Shteteve të Bashkuara, një "armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor" me Rusinë.
Udhëheqësit vizitojnë Ukrainën së bashku për herë të parë në një Samit të organizuar mes tyre, një ditë pasi Moska festoi 9 majin, Ditën e Fitores ndaj nazizmit, me paradën e madhe ushtarake.
"Ne do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë. Do të shtojmë presionin tonë mbi makinën ruse të luftës derisa Moska të bjerë dakord për një armëpushim të qëndrueshëm", paralajmëruan ata në një deklaratë të përbashkët, informon ‘La Repubblica’.
Kjo vizitë, e përshkruar si "historike", zhvillohet katër ditë pas zgjedhjes së kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz, i cili kishte shkuar tashmë në Paris dhe më pas në Varshavë të mërkurën pas ceremonisë së tij të emërimit.
Në Kiev, kuarteti i përbërë nga Macron, Tusk, Starmer dhe Merz, do të zhvillojë së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim virtual me udhëheqësit e tjerë të "koalicionit të të vullnetshmëve", ato vende perëndimore, në thelb evropiane, të gatshme t'i ofrojnë "garanci sigurie" Ukrainës.
Presidenti francez Macron, kryeministri britanik Starmer dhe kancelari gjerman Merz, mbërritën në Kiev për një vizitë të përbashkët me kryeministrin polak Tusk mëngjesin e sotëm.
Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve evropiane vizitojnë Ukrainën së bashku. Iniciativa vjen pas paradës së fitores në Moskë që shënon 80-Vjetorin e mposhtjes së nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Komente

Nuk kuptoj nje gje?! Perse Italia nuk eshte e pranishme ne keto aleanca europiane?! Pse Italia veteperjashtohet nga kjo nisme per te qene bashke me shtetet e fuqishme? Europa duhet te rikuperoje gabimet e se shkuares se afert. Dmth gabimet e te qenit e percare. Si e tille rrezikon te dale jashte drejtimit boteror ne te ardhmen. Duhet thene qe Europa eshte fuqia me e madhe ekonomike ne bote nese operon si nje e vetme. Dhe jo Kine e Rusi, por as SHBA nuk ia del dot me Europen nese kjo e fundit qendron e bashkuar politikisht dhe ekonomikisht. Prandaj dhe Italia duhet te jete pjese e aleances per mbrojtjen e Ukraines, sepse eshte porta lindore e Europes. Nese Ukraina bie Europa rrezikon te mos konsiderohet me e rendesishme ne rendin e ri, dhe shume shpejt shtetet do gllaberohen nga fuqite si Rusia dhe SHBA, mbase edhe nga Kina.
Përgjigju