Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Plan veprimi për të arritur paqen! Lavrov: Nuk ka negociata për propozimin e tij

27 Korrik, 15:05| Përditesimi: 27 Korrik, 21:30

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky synon të hartojë një plan veprimi për të arritur paqen në Ukrainë deri në fund të nëntorit 2024.

Sipas Zelensky, faktorët vendimtarë do të jenë forcimi i ushtrisë ukrainase, durimi, mbështetja për Ukrainën kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe presioni diplomatik ndërkombëtar ndaj Rusisë, sipas La Repubblica.

Presidenti ukrainas më pas tha se kishte marrë propozime jozyrtare për të ngrirë konfliktin, por theksoi se nuk mund t'i pranonte ato.

Zelensky shtoi gjithashtu se baza e planit të veprimit do të jetë çështja e integritetit territorial të Ukrainës dhe se kjo temë do të diskutohet në mënyrë thelbësore me vendet e interesuara.

“Unë i kam caktuar një detyrë në këtë drejtim administratës sime dhe ekipit tonë diplomatik, mendoj se plani do të jetë gati për fund Nëntor”, tha Zelensky.

Një negociatë e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të bazohet vetëm në propozimin e Kievit.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, duke folur për bisedimet midis krerëve të diplomacisë së Ukrainës dhe Kinës në konferencën për shtyp të takimit ministror të ASEAN-it në Laosi.

"Rusia nuk do t'i dorëzohet Ukrainës dhe të gjitha objektivat e asaj që Moska vazhdon ta quajë "operacion special ushtarak" do të arrihen", tha ai. 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?