Lufta/ Hamas: Mbi 28 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës! Britania: Mjaft më! OKB thirrje botës për të 'frenuar' Izraelin!

12 Shkurt, 07:30| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:53

  • Share

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28,340 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më Izraelin, më 7 tetor.

Britania e Madhe është "shumë e shqetësuar" për situatën e civilëve palestinezë në Rafah, të cilët "nuk kanë ku të shkojnë". Kështu tha ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, duke ngritur tonin ndaj qeverisë izraelite.

Perspektiva e një operacioni tokësor izraelit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, është "e tmerrshme". Këtë e deklaroi Volker Turk, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, duke kujtuar se rreth një milion e gjysmë palestinezë janë grumbulluar në ktë zonë dhe s'kanë ku të ikin.

Ushtria izraelite thotë se liroi dy pengje izraelite që ishin rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, pas një bastisje në Rafah, mes raporteve për sulme të rënda ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se pengjet e liruar janë në "gjendje të mirë shëndetësore" dhe se ata janë dërguar në një spital izraelit për kontroll.

Në një deklaratë në mediat sociale, IDF tha se gjatë një "operacioni të përbashkët brenda natës midis IDF, ISA [Agjencia e Sigurisë së Izraelit] dhe Policisë së Izraelit, u shpëtuan dy pengje izraelite nga Kibbutz Nir Yitzhak: Fernando Simon Marman, 60 vjeç, dhe Louis Har, 70 vjeç. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant e përshkroi operacionin e shpëtimit si "mbresëlënës". Ai shtoi: "Ne do të vazhdojmë të përmbushim zotimin tonë për t'i kthyer të rrëmbyerit, në çdo mënyrë."

IDF postoi gjithashtu një pamje të natës të një helikopteri duke u ulur në një vend të paspecifikuar. Është e paqartë nëse ky avion është përdorur për të transportuar pengjet në spitalin izraelit. Mediat izraelite raportojnë se pengjet ishin mbajtur në katin e dytë të një ndërtese në Rafah.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 67 njerëz u vranë nga sulmet izraelite. Hamasi thotë se ky ‘operacionin’ është një vazhdim i "luftës gjenocidale" dhe tentativës për zhvendosje të detyruar kundër popullit palestinez. Hamasi thotë se sulmet në Rafah ishin një "masakër e kryer nga ushtria izraelite" dhe fajëson Shtetet e Bashkuara "për dhënien e dritës jeshile ndaj Netanyahut”.

Ora 20:58
'Nuk mbështesim një armëpushim të përgjithshëm në Gaza', SHBA: Marrëveshja Izrael-Hamas për pengjet është e mundur

"Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për pengjet është ende e mundur dhe do të kishte avantazhe "të mëdha". Kështu thotë zëdhënësi i Departamenti Amerikan i Shtetit Matthew Miller teksa po i përgjigjet pyetjeve nëse SHBA është e motivuar të tërheqë fondet dhe armët amerikane për Izraelin në mënyrë që të ushtrojë presion mbi shtetin për të reduktuar ofensivën e tij ushtarake në Gaza.

Ai deklaroi se SHBA nuk mbështet "një armëpushim të përgjithshëm në Gaza".

 “Ne duam që lufta të përfundojë, por ajo që na duhet tani është një armëpushim humanitar”, theksoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Ora 20:48
Kërkon armëpushim në Gaza, Biden pritet të takohet me Mbretin e Jordanisë

1707767408_joebiden.JPG

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për një armëpushim në Rripin e Gazës. Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë dhe pritet që të bisedojnë edhe për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gaza.

Ora 19:31
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Mbi 28 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës 

1707762888_etyneteyn.GIF

 
Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28,340 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më Izraelin, më 7 tetor.

Ora 18:55
OKB, thirrje ndërkombëtarëve për të 'frenuar' Izraelin: Përgatitja e një ofensive në Rafah, e tmerrshme

1707760801_sssss.JPG

Perspektiva e një operacioni tokësor izraelit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, është "e tmerrshme". Këtë e deklaroi Volker Turk, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, duke kujtuar se rreth një milion e gjysmë palestinezë janë grumbulluar në ktë zonë dhe s'kanë ku të ikin.

"Është e tmerrshme, duke pasur parasysh se një numër shumë i lartë e civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë, ka të ngjarë të vriten ose të plagosen", tha ai duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve për të frenuar Izraelin.

Ora 16:21
Lufta në Gaza, Britania e Madhe: Mjaft më, Izraeli të ndalojë sulmet menjëherë dhe të reflektojë

1707751418_cameron.jpg

Britania e Madhe është "shumë e shqetësuar" për situatën e civilëve palestinezë në Rafah, të cilët "nuk kanë ku të shkojnë". Kështu tha ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, duke ngritur tonin ndaj qeverisë izraelite.

 "Është e pamundur të shihet se si mund të bëhet një luftë midis njerëzve", shtoi Cameron, duke iu referuar civilëve të Rripit të Gazës dhe duke i kërkuar Izraelit të "ndalojë dhe të reflektojë shumë seriozisht përpara çdo sulmi të mëtejshëm ushtarak".

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm. Por mbi të gjitha, ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime dhe ne duam që kjo pauzë të çojë në një armëpushim”, tha Cameron

Ora 12:28
Gjykata holandeze ndalon qeverinë t'i shesë Izraelit F-35 për tu përdorur në Gaza, Turqia e shqetësuar për sulmet në Rafah

1707737591_f35.jpg

Holanda duhet të ndalojë furnizimin me pjesë për avionët luftarakë F-35 të përdorur nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Kjo u vendos nga një gjykatë holandeze e cila pranoi një apel të paraqitur nga organizatat e të drejtave të njeriut, sipas të cilit furnizimi i komponentëve kontribuoi në shkeljet e supozuara të ligjit ndërkombëtar nga Izraeli në luftën e tij kundër Hamasit.

Ndërkohë Turqia ka shprehur shqetësim për sulmet në Rafah. 

"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga sulmet në rritje të Izraelit në qytetin jugor të Rafahut, pas shkatërrimit dhe masakrave që tashmë janë shkaktuar në Rripin e Gazës."  Thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Ankarasë, e cila nënvizon se "sulmet e vazhdueshme do të përkeqësojnë tragjedinë njerëzore në Gaza dhe do të rrezikojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm në rajon".

Turqia e konsideron operacionin e Izraelit në Rafah "pjesë e një plani për të dëbuar popullin e Gazës nga toka e tyre" dhe nis "një apel ndaj komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të marrë masat e nevojshme për të ndaluar Izraelin", deklarata.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cip: 12/02/2024 08:03

    Bota ne lufte tesh 75 vjet per tja dhene mundsine nazistave te ken nje shtet. Ka qene nje gabim madhor i shekullit 20 krijimi i shtetit nazisrael

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?