Foto: Hassan Nasrallah
Izraeli tha sot se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah. Një burim iranian konfirmoi vdekjen e liderit të grupit të Hezbollahut Nasrallah për gazetën italiane ‘La Repubblica’ ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga grupi militant libanez, i cili ka zgjedhur në këto momente të heshtë.
Hezbollahu nuk ka konfirmuar as vrasjen e komandantëve të tjerë të grupit të mbështetur historikisht nga Irani në bastisjet e djeshme në kryeqytetin libanez Bejrut.
Para njoftimit të ushtrisë izraelite, mediat ndërkombëtare raportuan se nuk kishte asnjë kontakt me Nasrallah për orë të tëra.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Netanyahu: I kemi larë hesapet! Izraeli bombardime në reja Bejrut
SI.E./ReportTv.al