Fëmijë palestinezë

Bota

Lufta/ Ushtria izraelite vijon sulmet në Rripin e Gazës: Kemi goditur 100 objektiva terroriste

14 Korrik, 10:04| Përditesimi: 14 Korrik, 10:06

  • Share

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë goditur mbi 100 objektiva terroriste në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa mediat palestineze raportojnë dhjetëra viktima.

IDF ka specifikuar se objektivat e forcave ajrore izraelite përfshijnë forcat e sigurisë, ndërtesat e përdorura nga grupet terroriste, depot e armëve, tunelet dhe infrastrukturën tjetër terroriste.

Numri i fundit i të vdekurve i raportuar nga burimet mediatike palestineze është 43, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se që prej fillimit të luftës (7 tetor 2023) kanë vdekur mbi 58,000 njerëz.

Më tej Ministria thekson se gratë dhe fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e viktimave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?