Anatoly Krivonozhko

Bota

Lufta/ Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën! Emërohet një komandant të ri në krye të Forcave Ajrore të Ukrainës

3 Gusht, 07:40| Përditesimi: 3 Gusht, 21:30

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Telegram njoftoi sot se po punohet nga pala ukrainase për të mbajtur një takim të ri me rusët në Stamboll.

"Ne diskutuam rrugën e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Kabinetit, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri", shkroi ai.

Për më tepër, në Ditën e Forcave Ajrore në Ukrainë, Zelensky ka emëruar një komandat të ri në krye të Forcave Ajrore të Kievit. 

“Sot kam emëruar gjeneralin e korpusit Anatoly Krivonozhko komandant të Forcave Ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës”, ka njoftuar Zelensky në rrjetet sociale.

Sipas Zelenskyt, një nga “sukseset më të mëdha” të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër luftës së agresionit rus është se “nuk i ka lejuar rusët të dominojnë qiellin e saj”.

Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës (HUR) kreu një operacion ku hodhi në erë një autobus që transportonte pesë ushtarë çeçenë nga njësia Akhmat e mbështetur nga Rusia në Melitopolin e pushtuar.

"Një minibus që transportonte pesë ushtarë Akhmat shpërtheu në periferi të Melitopolit", raportoi HUR, duke vënë në dukje se të gjithë ushtarët në bord u vranë në shpërthim, i cili plagosi gjithashtu dy ushtarë rusë në një automjet aty pranë dhe shkatërroi një sistem lufte elektronike (EW).

Gjatë orëve të fundit tensionet mes dy vendeve janë rritur. Kështu një sulm me raketa ruse shkatërroi qindra shtëpi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, thanë zyrtarët lokalë.Të paktën tre civilë mbetën të plagosur në qytetin pranë Detit të Zi, i cili është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse. 

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se shpërthime dhe tym u panë në termocentralin bërthamor Zaporizhia, që vinte nga një strukturë ndihmëse aty pranë, për të cilën termocentrali raportoi se ishte sulmuar dje. Personeli i termocentralit informoi ekipin se zona ishte goditur nga bombardimet dhe sulmet me dronë që prej orës 9:00 e mëngjesit sipas kohës lokale. Këto sulme nxjerrin në pah rreziqet e vazhdueshme për sigurinë bërthamore që vijnë nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

"Çdo sulm në afërsi të një termocentrali bërthamor, pavarësisht nga objektivi i synuar, paraqet rreziqe potenciale për sigurinë bërthamore dhe duhet të shmanget. Edhe një herë, bëj thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake pranë objekteve bërthamore për të parandaluar rrezikun e vazhdueshëm të një aksidenti bërthamor", tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, një zjarr masiv në një depo nafte shpërtheu pranë vendpushimit rus në Detin e Zi, Sochi, për të cilin autoritetet ruse fajësuan trupat ukrainase. Aeroporti i Soçit në të njëjtën zonë - distrikti Adler - pezulloi edhe fluturimet.

Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha në Telegram se mbetjet e dronit kishin goditur një rezervuar karburanti dhe 127 zjarrfikës po merreshin me shuarjen e flakëve.

Sulmi me dron ishte një nga disa të nisur nga Ukraina gjatë fundjavës, duke synuar instalimet në qytetet jugore ruse të Ryazanit, Penzës dhe Voronezhit. Guvernatori i Voronezhit tha se katër persona u plagosën në një sulm me dron.

Zelensky bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndërkombëtare ndaj Rusisë këtë javë, pas një sulmi vdekjeprurës në Kiev të enjten që vrau të paktën 31 persona.

Më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa u lëshuan në sulm, thanë zyrtarët ukrainas, duke e bërë sulmin një nga më vdekjeprurësit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Ora 21:18
Zelensky emëron një komandant të ri në krye të Forcave Ajrore

1754248814_TTNZ2R77SBB2BGPUUNCPUHVKNI.jpg

Volodymyr Zelensky dhe Anatoly Krivonozhko

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shënuar Ditën e Forcave Ajrore me emërimin e një komandanti të ri.

“Sot kam emëruar gjeneralin e korpusit Anatoly Krivonozhko komandant të Forcave Ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës”, ka njoftuar Zelensky në rrjetet sociale.

“Gjërat më të rëndësishme janë që aviacioni luftarak dhe mbrojtja ajrore ukrainase të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të plotë dhe me një koordinim efektiv”, ka shtuar Zelensky, duke theksuar se Forcat Ajrore të vendit të tij janë forcuar këtë vit me ardhjen e avionëve Mirage të prodhimit francez.

“Vetëm këtë vit, avionët Mirage tashmë kanë mbërritur në Ukrainë dhe janë në përdorim. Flota ukrainase e F-16 është zgjeruar. Janë përcaktuar prioritetet për integrimin e pajisjeve të huaja në Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës”, ka theksuar kreu i shtetit ukrainas, duke iu referuar avionëve luftarakë perëndimorë të marrë nga Kievi.

Sipas Zelenskyt, një nga “sukseset më të mëdha” të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër luftës së agresionit rus është se “nuk i ka lejuar rusët të dominojnë qiellin e saj”.

“Ky është rezultati i punës së jashtëzakonshme, heroizmit, përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar nga shumë prej qytetarëve tanë”, ka shtuar Zelensky, pasi ka publikuar një video në kanalet e tij sociale me një mesazh falënderimi për Forcat Ajrore, në ditën e përkujtimit të këtij sektori të forcave të armatosura ukrainase.

“Sot është Dita e Forcave Ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës. Një ditë për të shprehur mirënjohjen tonë për të gjithë ata që zmbrapsin sulmet ruse, shkatërrojnë avionët, raketat dhe dronët e armikut dhe kryejnë sulme ajrore përgjatë vijës së frontit”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në X.

Ora 13:58
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Foto:Volodymyr Zelensky

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Mokës vijon të përshkallëzohet, presidenti Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Telegram, njoftoi se janë duke punuar për një takim të ri me Rusinë në Stamboll.

"Ne diskutuam rrugën e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Kabinetit, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri", shkroi ai.

Zelensky shton se një nga çështjet kryesore është shkëmbimi i të të burgosurve të luftës.

"Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Është rënë dakord për një shkëmbim prej 1,200 personash dhe puna është duke u zhvilluar për listat. Sekretari i Këshillit raportoi mbi komunikimin me përfaqësuesin rus. Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë, duke verifikuar të dhënat për secilin mbiemër",nënvizoi Zelensky.

Yermak më pas "raportoi mbi ndërveprimet me partnerët kryesorë që mbështesin diplomacinë tonë, veçanërisht kontaktet me palën amerikane, dhe mbi përpjekjet për të kthyer fëmijët që u rrëmbyen dhe u çuan në Rusi", shtoi ai.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 03/08/2025 10:05

    Tani duhet te presim se kush dote bej nji gabim dhe jetes ne Evrope mer fund nese centali i zaparixhas sulmohet nuk me toke pjellore ne Evrope e mbajme mend cernobilin por kjo eshte ma e madhja ne Evrope dhe e helmon gjith Evropen ,nji bote e dobet ku sundon Putini,dhe Trapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?