Shtëpi në flakë pas sulmeve ruse

Bota

Përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, shpërthime dhe tym pranë termocentralit të Zaporizhias! Në flakë edhe depoja e naftës në Soçi (VIDEO)

3 Gusht, 07:40| Përditesimi: 3 Gusht, 09:32

  • Share

Një sulm me raketa ruse ka shkatërruar qindra shtëpi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, thonë zyrtarët lokalë.Të paktën tre civilë mbetën të plagosur në qytetin pranë Detit të Zi, i cili është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse. 

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se shpërthime dhe tym u panë në termocentralin bërthamor Zaporizhia, që vinte nga një strukturë ndihmëse aty pranë, për të cilën termocentrali raportoi se ishte sulmuar dje. Personeli i termocentralit informoi ekipin se zona ishte goditur nga bombardimet dhe sulmet me dronë që prej orës 9:00 e mëngjesit sipas kohës lokale. Këto sulme nxjerrin në pah rreziqet e vazhdueshme për sigurinë bërthamore që vijnë nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

"Çdo sulm në afërsi të një termocentrali bërthamor, pavarësisht nga objektivi i synuar, paraqet rreziqe potenciale për sigurinë bërthamore dhe duhet të shmanget. Edhe një herë, bëj thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake pranë objekteve bërthamore për të parandaluar rrezikun e vazhdueshëm të një aksidenti bërthamor", tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, një zjarr masiv në një depo nafte shpërtheu pranë vendpushimit rus në Detin e Zi, Sochi, për të cilin autoritetet ruse fajësuan trupat ukrainase. Aeroporti i Soçit në të njëjtën zonë - distrikti Adler - pezulloi edhe fluturimet.

Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha në Telegram se mbetjet e dronit kishin goditur një rezervuar karburanti dhe 127 zjarrfikës po merreshin me shuarjen e flakëve, shkruan BBC.

Sulmi me dron ishte një nga disa të nisur nga Ukraina gjatë fundjavës, duke synuar instalimet në qytetet jugore ruse të Ryazanit, Penzës dhe Voronezhit. Guvernatori i Voronezhit tha se katër persona u plagosën në një sulm me dron.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndërkombëtare ndaj Rusisë këtë javë, pas një sulmi vdekjeprurës në Kiev të enjten që vrau të paktën 31 persona.

Më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa u lëshuan në sulm, thanë zyrtarët ukrainas, duke e bërë sulmin një nga më vdekjeprurësit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 03/08/2025 10:05

    Tani duhet te presim se kush dote bej nji gabim dhe jetes ne Evrope mer fund nese centali i zaparixhas sulmohet nuk me toke pjellore ne Evrope e mbajme mend cernobilin por kjo eshte ma e madhja ne Evrope dhe e helmon gjith Evropen ,nji bote e dobet ku sundon Putini,dhe Trapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?