Luiz Ejlli dhe Dea Mishel

'Lufta' vijon edhe jashtë Big Brother! Luizi bëhet bashkë me turmën në koncert dhe shan Dea Mishel, ajo i kthehet keq: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç (VIDEO)

9 Korrik 2023, 16:46| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 17:01

  • Share

Luiz Ejlli thoshte se gjithçka ndodhi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte në kuadër të lojës por duket se disa gjëra i janë fiksuar mirë në memorie. Në një koncert nga qyteti i Shkodrës, ditën e djeshme Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.

Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”. Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe Dea Mishel ka reaguar duke thënë se është ndjerë e ofenduar.

Dea shkruan në disa story në Instagram: “E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.”

Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

“Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”, shkroi Dea Mishel.

 

Komento

Komente

  • boss: 11/07/2023 23:28

    po thuaj nenes + motres te gjejne nje vajze shkodrane qe te pershtatet.

    Përgjigju
  • Boss: 11/07/2023 12:30

    Tani kjo thotë për një lojë,kur Luizi thoshte në kuadër të lojës,jo po esht seksit,jo po esht dhunus,tani kjo nuk pranon që e ka thën dhe do bëj viktimën edhe ajo që bëri Luizi s'eshtë gjë e mirë por dea ska vënëndje dhe tani do dali nëpër portale

    Përgjigju
  • Boss: 11/07/2023 12:22

    Luizi nuk përmendi emër,ai iu përgjigj atyre që vazhdojnë të hedhin baltë mbi t'a dhe nuk besoj se Dea bënte pjes

    Përgjigju
  • nikol: 10/07/2023 22:49

    idjot i lindur per fjalet qe i nxjerr nga goja shiko veten me ke je katandisur.

    Përgjigju
  • Armen: 10/07/2023 22:07

    me vjen keq per suportin qe te kam dhene turp ca flet e turp si sillesh neper koncerte sikur nuk ke pare femer me sy.fama eshte veshtire te mbahet.

    Përgjigju
    • kiara ejlli: 10/07/2023 23:40

      O armen o zemra e kiares luin mos e shaj qe eshte dua ate une Dhe mos silll keshtu ti me nje ndryshim pi nje got uje dhe qetesohesh dhe fli gjum

  • Vjola: 10/07/2023 11:50

    o shok te punon truri a jo si mund ti kthehesh nje vajze me kete gjuhe po ti o shok e ke problemin me veten dhe sa per dean eshte shume shume here me e mire se ty.

    Përgjigju
  • shqip: 10/07/2023 09:22

    per ta thene shkurt nuk behesh nuk ke klas per te qene vip.

    Përgjigju
  • polen: 09/07/2023 22:46

    luiz po si nuk shijon famen tende me gjithe respektin qe te japin njerezit dhe talenti yt pa folur shume po dea eshte super goc nuk e meriton, apo e kishe per dike tjeter dhe te shkau goja te dea po shiko ate te qe ke ne krah sa e pa afte eshte e i vjen mire qe te karikon me keto budallalliqe qe vetem te ulin dua te them mos fluturo me presh se te vjen shpejt fundi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/07/2023 16:51

    KOKAINANVÄNDNINGEN SHAN DHE VRET…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?