Vladimir Putin i ka ofruar të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff të ndalojë pushtimin e Ukrainës përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e një përpjekjeje për të arritur një marrëveshje paqeje.
Putini do të ishte i gatshëm të kufizonte ambiciet e tij në katër rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, për shkak të qasjes amerikane për të njohur Krimenë si ruse, sipas La Republica.
Pak ditë më parë, nga Parisi, sekretari i shtetit amerikan Marco Rubio kërcënoi me tërheqjen e SHBA nga përpjekjet për paqen nëse gjatë kësaj jave nuk do te kishte hapa të rëndësishëm nga rusët ose ukrainasit.
Të mërkurën Zelensky njoftoi se do te jetë në Londër, ku pritet te zhvillohen bisedime direkte për paqen. Në të njëjtën kohë në Moskë do të jetë i dërguari i posacëm amerikan Witkoff.
Komente
