Lufta/ Vritet një komandanti i Hezbollahut në Bejrut, paralajmëron ushtria izraelite: Do sulmojmë zonën bregdetare të Libanit

8 Tetor, 07:39| Përditesimi: 8 Tetor, 07:47

  • Share

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftojnë kanë eliminuar Suhail Hussein Husseini, komandant i selisë së Hezbollahut në Bejrut.

Sipas IDF, Husseini luajti një rol vendimtar në transportin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e armëve të avancuara midis njësive të Hezbollahut.

Sipas La Repubblica, për më tepër, ai ishte anëtar i Këshillit të Xhihadit, organi udhëheqës ushtarak i Partisë së Zotit.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar së shpejti do të nisë operacionet kundër Hezbollahut në zonën bregdetare të Libanit.

Kjo u njoftua nga Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF, i cili lëshoi ​​një "paralajmërim urgjent" për civilët që të largohen nga brigjet dhe plazhet e Libanit jugor.

"Për sigurinë tuaj, ju lutemi largohuni nga zonat bregdetare, nga tani deri në një njoftimin të dytë. Plazhet dhe lëvizjet e varkave në zonën jugore të linjës së lumit Awali përbëjnë një kërcënim për jetën tuaj," shton Adraee.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?