Volodymyr Zelensky

Bota

Lufta/ Zelensky: Armëpushim i menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet

4 Maj, 17:07| Përditesimi: 4 Maj, 17:14

  • Share

Ukraina është e gatshme për armëpushim të menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet.

Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili thotë se një armëpushim të paktën 30 ditë do të ishte një periudhë e ndershme kohore për të përgatitur hapat e ardhshëm.

Zelensky theksoi se ndalimi i luftimeve dhe bombardimeve nga ana e Rusisë është kushti kryesor për këtë armëpushim.

Presidenti ukrainas paralajmëroi për rrezikun e provokimeve të mundshme nga Moska gjatë ngjarjeve që shënojnë 80-vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet më 9 maj në Moskë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?