Prigozhin, Zelensky

Lufta/ Prigozhin: Forcat e rregullta ruse po braktisin Bakhmutin! Britania e Madhe: Na hidhëroi mungesa e Zelensky-t në Eurovision

12 Maj 2023, 07:17| Përditesimi: 12 Maj 2023, 22:54

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është lejuar të mbajë fjalimin e tij në festivalin europian të këngës 'Eurovision' me pretekstin se nuk duan që spektakli të përfshihet nga politika. Lidhur me këtë lajm, Britania e Madhe shprehu keqardhjen për mungesën e mbajtjes së fjalimit të Zelenskyt, duke e cilësuar si një veprim të pahijshëm. 

Nga ana tjetër, sa i përket luftimeve në terren, kreu i grupit të mercenarëve 'Wanger', Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se forcat e rregullta ruse po braktisin fushën e betejës në Bakhmut, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të sjellë edhe tragjedi në rezultatin e luftimeve. 

Presidenti ukrainas Zelensky nesër do të jetë në Romë, një vizitë e shpejtë pas asaj në Berlin, ku do të zhvillojë takime të veçanta me krerët e shtetit. Mendohet se do të ketë takim edhe me Papa Françeskun. 

Ndërsa i dërguari kinez pritet të vizitojë Kievin të hënën për të përshpejtuar negociatat, më pas ai do të shkojë në Moskë.

Ndërkohë, Britania i ka dorëzuar Ukrainës raketa lundrimi me rreze të gjatë në funksion të kundërofensive të planifikuar. 

‘Tymi i zi’ për marrëveshjen e grurit në fund të takimit dyditor në Stamboll, por dymbëdhjetë vende të BE-së sulmojnë propozimin e Komisionit për grurin ukrainas: "Cenon tregun e brendshëm."

Ora 22:38
Borrell: Nëse Ukraina do që të ekzistojë si komb duhet të vazhdojë luftën ndaj rusëve

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Ukraina nuk duhet të ndalojë së luftuari nëse do që të vazhdojë të ekzistojë si komb. Ai tha se formula e Zelenskyt është e vetmja mënyrë për rregullimin e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

"Rusia nuk dëshiron të ndalojë së luftuari ose Ukraina nuk mund të ndalojë së luftuari. Nëse dëshiron të vazhdojë të ekzistojë si komb, ajo nuk mund të ndalet. Ne duam paqen, ukrainasit duan paqen. Por ne nuk duam që Ukraina të bëhet një Bjellorusia e dytë dhe kjo është arsyeja pse formula e paqes e Presidentit Zelensky për ne tani është e vetmja kornizë e plotë për rregullimin e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë”-tha Borrell.

Ora 20:20
Kreu i Wanger: Forcat e rregullta ruse po braktisin Bakhmutin! Kjo do sjellë tragjedi totale nëse situata vijon kështu

Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se forcat e rregullta ruse po braktisin rajonin e Bakhmutit. Atë që zëdhënësi i ministrisë së Brendshme ruse, Igor Konashenkov e konsideroi si rigrupim, Prigozhin e cilësoi si ‘ikje’.

Ai tha se kjo situatë do të përfundojë në tragjedi totale për Rusinë nëse Kremlini përpiqet të zbukurojë situatën në Bakhmut.

Marrëveshja me ushtrinë, thotë Prigozhin, ishte që forcat sulmuese të Wagnerit do të vazhdonin të avanconin në Bakhmut për të pushtuar të gjithë qytetin dhe se ndërkohë forcat e rregullta të Moskës do të merrnin kontrollin e krahëve për të mbrojtur milicët. Por ushtarët rusë kanë braktisur krahët dhe tani situata po përmbyset dhe ukrainasit mund të rrethojnë njësitë Wagner që vazhdojnë të përparojnë në qendër të qytetit. Për milicët e Wagner-it, situata është edhe më e rrezikshme, shton Prigozhin, pasi ka terrene të larta në krahët e frontit, nga të cilat është e mundur të mbahet nën zjarr i gjithë qyteti.

Ora 16:30
Ish presidenti rus: Zelensky mund të kryejë vetëvrasje njësoj si Hitleri

Ish presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, njëkohëisht nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, ka sulmuar Zelenskyn për deklaratat e tij ndaj Kremlinit. Në një reagim të bërë Medvedev duke e krahasuar Zelensky-n me Hitlerin tha se edhe presidenti ukrainas njëjtë si ai do të kryejë vetëvrasje para se të kapet nga forcat ruse.

"Zelensky, u uroi vdekjen të gjithë banorëve të Kremlinit. Dhe jo nga dora e tij. Ne nuk e dimë se si do të vdesë dikush, sepse rrugët e Zotit janë misterioze. Por drogaxhiu i Kievit ka një shans për të vdekur nga dora e tij. Të vetëvritet ashtu si Hilteri”- thuhet në deklaratën e Medvedev të shpërndarë në rrjetin e tij Telegram.

Ora 11:33
Përshpejtimi i negociatave për Ukrainën, i dërguar kinez viziton Kievin të hënën! Më pas vizitë në Moskë

1683884053_russiaukrainechina.jpg

I dërguari kinez viziton Kievin të hënën për të promovuar negociatat, më pas ai do të shkojë në Moskë

I dërguari special kinez do të jetë në Kiev të hënën dhe më pas do të udhëtojë për në Moskë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Pekin.

Ora 11:30
SHBA: Ukraina do të marrë tanke të reja Abrams në fillim të vjeshtës

1683883876_230321101623m1a1abrams.jpg

Lloyd Austin, sekretari i mbrojtjes i SHBA, tha në një seancë dëgjimore në Senat se Ukraina do të marrë tanket Abrams në fillim të vjeshtës dhe se programet e trajnimit për ushtrinë ukrainase për përdorimin e tyre duhet të përfundojnë deri në atë datë. Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare. “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të përshpejtuar dorëzimin e këtyre tankeve. Sipas parashikimeve tona, kjo do të ndodhë në fillim të vjeshtës. Ndërkohë, ne kemi transferuar disa tanke në terren që ukrainasit të fillojnë stërvitjen. Kur të përfundojë trajnimi, tanket do të jenë të disponueshme për përdorim”, tha ai.

Ora 11:28
Konfirmohet takimi i nesërm mes Presidentit ukrainas Zelensky dhe homologu të tij italian Mattarella

1683883762_35175.JPG

Është konfirmuar takimi mes Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella dhe Presidentit të Ukrainës Zelensky.

Orari i këtij takimi në Quirinale ende nuk është publikuar. Zelensky mund të takohet edhe me Papën, por lajmi për vizitën e liderit ukrainas në Vatikan ende nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.

Ora 10:30
Turqia miraton zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit

1683708171_grure.jpg

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar ka njoftuar se po ndërmerren hapa drejt zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas. Gjatë një fjalimi të djeshëm dhe të paralajmëruar në mëngjes, Akar tha se po i afrohet përfundimit të zgjatjes së marrëveshjes. Njoftimi u bë pas një takimi të mbajtur dje në Stamboll, ku morën pjesë Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara. Më tej, në takim u diskutua për rifillimin e funksionimit të gazsjellësit Togliatti-Odessa për dërgesat e amoniakut, një përbërës kimik thelbësor i plehrave minerale, të kërkuar nga Moska, siç tregohet në një deklaratë të OKB-së.

Ankaraja ishte një lojtar i rëndësishëm në përfundimin e marrëveshjes së Detit të Zi, e nënshkruar më 22 korrik për 120 ditë nga OKB, Ukraina, Rusia dhe Turqia për hapjen e korridorit detar, i cili ka lejuar daljen e gati 30 milionë tonëve që nga 1 gushti. të produkteve bujqësore nga Ukraina. Këto produkte ishin të destinuara për Kinën, Turqinë, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera të brishta dhe vulnerabël, shumë të varura nga importet nga Deti i Zi, si Egjipti, Tunizia, Bangladeshi apo Jemeni. Marrëveshja, e cila ndihmoi në lehtësimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta, skadoi më 18 maj dhe u rinovua për katër muaj. Rusia nuk kishte rënë dakord për një rinovim të tretë, por SHBA dhe Britania e Madhe kërkuan bashkërisht një zgjatje të marrëveshjes të martën.

Moska është ankuar për dështimin e zbatimit të një marrëveshjeje të dytë me Ukrainën për të lejuar eksportet e saj të drithërave dhe plehrave dhe ka denoncuar se nuk mund të shesë produktet dhe plehrat e saj për shkak të sanksioneve perëndimore të cilat prekin veçanërisht sektorët financiarë dhe logjistik.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 13/05/2023 08:36

    Hitleri nuk beri vetevrasje por por u aratise ne Argjentine ku jetoj deri ne vitin 1962 dhe shteti i ti u ndertua dhe u be ma i pasur ne Evrope ,kurse ju e shkateruat Federaten Ruse tue e quajtur vetveten si ushtria e dyte botrore por po ndodhe e kunderta dhe tani kush dote ben vetvrasje?

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/05/2023 19:22

    Meter edhe Edvin shkjaun shqipfolës më vete o fashist serborus

    Përgjigju
  • Qori: 12/05/2023 08:14

    Hahahah po mor zelenska aty e ke hallin ti se po vriten ushtaret , pse nuk e thua qe nuk na e mban se humbjen e kemi ne xhep .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?