Antony Blinken

Antony Blinken: Tani është koha për t'i dhënë fund luftës në Gaza

23 Tetor, 12:41| Përditesimi: 24 Tetor, 07:09

  • Share

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken teksa ishte duke u larguar nga Tel Avivi për në Arabinë Saudite, u shpreh para gazetarëve se tashmë ka ardhur koha për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Përsa i përket pengjeve Blinken u shpreh beson se ka një shans më të madh për një marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit tani që udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar u vra në Gaza nga forcat izraelite.

"Në lidhje me pengjet, mbrëmë u takova përsëri me familjet e tyre, duke përfshirë familjet e shtatë amerikanëve të mbetur në Gaza. Dhe kjo përforcon edhe një herë për mua mendimin se ata duhet të lirohen dhe të kthehen në në shtëpi.

Besoj se me vdekjen e Sinwarit, i cili ishte pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes së pengjeve, ekziston një mundësi reale për t'i sjellë ata në shtëpi dhe për të arritur qëllimin”, tha Blinken.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?