Luftë e 'ftohtë' me Xhafajn? Tahiri: Të jeni të bindur që unë e di shumë mirë kë kam rrotull

21 Shtator 2019, 11:50| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 15:55

  • Share

Dënimi i Saimir Tahirit duket se ka nxjerrë në sipërfaqje edhe 'luftën e ftohtë' mes dy ish-ministrave të Bendshëm të qeverisë Rama. Në gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri e thumboi indirekt Fatmir Xhafajn kur u shpreh se 'Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërkohë thumbin e kishte me Xhafajn për historinë e vëllait të tij, Agron Xhafaj në historinë e dosjes "Babale".  Një ditë më pas Fatmir Xhafaj  ka zgjedhur që ta dërgojë mesazhin për Saimir Tahirin përmes ambasadës së SHBA-së dhe asaj të Britanisë në Tiranë, teksa 'miratoi' reagimet e dy ambasadave, duke u dhën like (pëlqej) në “Twitter”.

I pyetur mbi këtë fakt nga gazetarët, Tahiri u përgjigj sot në konferencën për mediat: 

"Të kem koment për çfarë? Kam përshtypjen ka tjetër ekip që merret me "Like" dhe "Share", nuk dua të merrem me këtë, as i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për të gjitha këto, tani dua të kem një përgjigje vetëm për të vërtetën time. Nuk dua të abuzoj me asgjë dhe as të bëj komente që ndoshta janë të parakohshme, por të jesh e bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull, nuk jam nga ata që nuk e di", tha Tahiri.

Tahiri, ndonëse nuk përmendi emri sulmoi ashpër ata që heshtën kur ai u përball me akuzat e rënda, si dhe ata që ‘nuk iu ndanë nga fyti që nga dita e parë që hyri në politikë’, ndërsa përmendi servilat dhe shushunjat.

“Radha e servilëve dhe Shushunjat shtohet e shtohet. Për ata ca që heshtin se sikur nuk isha jetuar kurrë dhe ata ca që nuk mu ndanë nga fyti kurrë që nga dita e parë që hyra në politikë.Por mirë kanë bërë se unë besoj se sot cilësia e burrit duket nga armiqtë që ka”, tha Tahiri.

Por cfarë thuhej në deklaratat e ambasadave?

Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, por është shkurajues duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat" tha ambasada e SHBA-së, ndërsa e Britanisë theksoi se "Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend". 


Lajmi kryesor:

Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë...Nuk mbaj letra kërcënuese ne xhep (VIDEO)


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?