Përplasje të ashpra janë shënuar mbrëmjen e kaluar në Napoli mes tifozëve të Union Berlinit dhe policisë italiane. Rreth 2 mijë tifozë gjermanë kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen e Champions League që luhet sonte në stadiumin Maradona, por qindra ultras u përballën me policinë në qendër të qytetit.
Ata shkatërruan dyqane, hodhën fishekzjarre dhe përmbysën koshat e mbeturinave, ndërsa nuk munguan as bombat molotof. Nga incidentet mbetën të plagosur lehtë disa policë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 11 tifozë gjermanë. Frika e policisë ishte se ultrasit e Union Berlinit do të përplaseshin me ultrasit e Napolit.