Luftë kanabisit, krerët e bashkive të veriut: Duam ndihmën e policisë! Ademi: Shkodra zonë problematike! Gjonaj: Kryeashkiakët telefonohen nga trafikantët dhe policët han e pinë me to

14 Shkurt 2022, 15:12| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 15:43

  • Share

'Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie kur telefonohet tre herë nga trafikantët, dhe një polici që han e pinë me to', deklaroi Gjonaj.

Kjo ishte deklarata e fortë e Kryetarit të Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër mes kryebashkiakëve të qarkut dhe përfaqësuesve të Policisë së Shtetit. Gjonaj, në luftën kundër kanabis sativa kërkoi kontroll të imtësishëm, nga efektivët e thjeshtë deri tek kryetarët e bashkive.

 “Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë. Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

Më tej, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltna Ademi, e cilësoi qytetin zonë problematike.

“Shkodra zonë problematike. Kam marrë një letër para disa ditësh. Kryetarët e bashkisë janë partner, nuk mund të jenë me u procedu, para se të dërgohet një letër e tillë kryetarëve të bashkive që të them të drejtën është kërcënuese, duhet të na thirrni për bashkëpunim. Kryetarët e fshatrave, të gjithë që janë në shërbim duhet të përfshihen jo në formë kërcënuese, por si partner”, tha Ademi.

Vau Dejës ka denoncuar disa raste të kultivimit të kanabis sativa.

 “Ne kemi denoncuar disa raste, kemi nis koordinata e çdo gjë, ndaj mbështes dhe jemi në gatishmëri ndaj këtij fenomeni. Zhvillimi nuk vjen nga kanabisi, por turizmi, punësimi dhe format e tjera!”, tha Babani.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Hamdi Fjora raportoi për statistikat e vitit 2021, ndërsa janë asgjësuar më shumë se 50 mijë rrënjë kanabis.

 “53.873 bimë narkotike të asgjësuara në 2021, 5 raste të shitjes fara kanabis. Janë kontrolluar 430 ambiente të mbyllura javën e shkuar, nuk u gjet asnjë ambient që përdoret për drogë”, tha Hamdi Fjora.

Qarku i Shkodrës është gjithmonë në qendër të vëmendjes për kultivimin e kanabis sativa, kryesisht në zonat e thella malore të Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/02/2022 01:34

    /OLA/,Lazarati nuk eshte ne Veri,Vlora nuk eshte ne Veri,Elbasani nuk eshte ne Veri.Eshte e vertete qe Veriu eshte me i varfer dhe ka patur me pak investime historikisht,por dhe qendra e jugu,qe jane me gjendje me te mire kane pasur droge.Jo te gjithe i kane hyre kesaj aventure nga halli e varferia,ka plot qe e zgjedhin kete si rrugen me te shkurter e me te lehte,per t'u pasuruar shpejt,lehte dhe pa u lodhur dhe duke u marre me kete pune,kane zhvilluar nje shije per nje menyre jetese me standarte te atilla qe vetem marrja me droge,prostitucion,vjedhje e krime te tjera,mund t'ua plotesoje e financoje.

    Përgjigju
  • Elektriku: 14/02/2022 22:48

    Po ai drejtori i OShEE së pse rri si serioz?! Të gjithë hotelet luksoze të qendrës nuk paguajnë drita dhe këta i këpusin linjat fakirave!!

    Përgjigju
  • Ola: 14/02/2022 15:48

    Sa me shum fukarallek aq me shum horllek.Veriu esht i varfer,pa investime e me papunsi ektreme.Normal qe do lulzoj droga e horlleku kur ka nje qeveri qe ben sikur Shqiperia fillon nga Tirana ne Konispol.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?