Bombardimet në Palestinë

Bota

Luftë në Gaza, 10 palestinezë të vrarë ndërsa Izraeli sulmon

5 Gusht 2022, 22:05| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 22:12

  • Share

Të paktën 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë një komandant të lartë të një grupi militant palestinez. Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se një vajzë e re ishte mes të vdekurve dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kryeministri i Izraelit tha se operacioni pasoi "një kërcënim " nga Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ) pas arrestimit të një prej anëtarëve të tij në fillim të kësaj jave. Palestinezët lëshuan ​​më shumë se 100 raketa në Izrael "në një përgjigje fillestare".

Shumica u kapën nga mburoja e mbrojtjes raketore të ‘Iron Dome’ të Izraelit. Sirenat u dëgjuan në një numër qytetesh izraelite. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se më pas rifilluan sulmet vonë të premten, duke synuar pozicionet e militantëve. Në një fjalim televiziv më herët gjatë ditës, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se "Izraeli kreu një operacion të saktë kundër terrorizmit kundër një kërcënimi të menjëhershëm".

Sulmet izraelite përfshinë kullën e lartë Palestine në qytetin e Gazës, e goditur nga një shpërthim i fuqishëm që la tym të derdhej nga ndërtesa. Katër militantë palestinezë- përfshirë Tayseer Jabari - dhe një vajzë pesë vjeçare ishin në mesin e të vrarëve që nga fillimi i sulmeve, thonë zyrtarët lokalë të shëndetësisë. Ata thonë se 55 persona të tjerë u plagosën.

Duke folur gjatë një vizite në kryeqytetin iranian, Teheran, sekretari i përgjithshëm i autoritetit palestinez, Ziyad al-Nakhala tha "ne do t'i përgjigjemi me forcë këtij agresioni dhe do të ketë një luftë në të cilën populli ynë do të fitojë".

"Nuk ka vija të kuqe për këtë betejë... dhe Tel Avivi do të jetë nën raketat e rezistencës."

Ndërkohë, Hamasi, i cili qeveris Rripin e Gazës, tha se grupet e armatosura ishin "të bashkuar" në betejë dhe nuk do të heshtnin.

Të hënën mbrëma, Izraeli arrestoi Bassem Saadi, i cili raportohet të jetë kreu i PIJ në Bregun Perëndimor. Ai u mbajt në zonën e Jeninit si pjesë e një serie të vazhdueshme operacionesh arrestimi pas një vale sulmesh nga arabët dhe palestinezët izraelitë që lanë të vdekur 17 izraelitë dhe dy ukrainas. Dy nga sulmuesit erdhën nga rrethi i Jeninit.

Izraeli dhe Xhihadi Islamik Palestinez luftuan një konflikt pesë-ditor në nëntor 2019 pasi luftimet shpërthyen pas vrasjes nga Izraeli të një komandanti të PIJ-së për të cilin Tel Avivi tha se po planifikonte një sulm të afërt. Dhuna la 34 palestinezë të vdekur dhe 111 të plagosur, ndërsa 63 izraelitë kishin nevojë për trajtim mjekësor. Izraeli tha se 25 nga palestinezët e vrarë ishin militantë, përfshirë ata që u goditën duke u përgatitur për të lëshuar raketa.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?