Politikë

VIDEO e bufit që ha miun/ Kokalari ‘paralajmëron’ LaCivita: Nuk je ti sherifi, Berisha e ha partinë për mëngjes! REPLIKAT në rrjet

11 Prill, 14:29| Përditesimi: 11 Prill, 15:26

  • Share

TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari është në qendër të vëmendjes për debatet që shkakton më këshilltarin amerikan të PD, Chris LaCivita. Kokalari, ish përkrahëse e Sali Berishës nuk lë momente pa replikuar me Chris LaCivita, i cili në rrjet po quhet edhe si “sherifi”. Në hapjen e fushatës elektorale të PD pritet të jetë edhe LaCivita, i cili shfaqet për herë të parë pas prezantimit nga Berisha, dhe pikërisht për këtë “shfaqje” ka publikuar edhe disa postime që në fakt kanë nxitur reagimet e Kokalarit në disa rrjetet sociale, nga platforma X, deri të Facebook.

Në një postim të sotëm në ‘X’, Chris LaCivita ka postuar një yll me mbishkrimin “sherifi”. Krahas fotos, LaCivita ka vendosur edhe linkun e një lajmi nga një media shqiptare, ku Rama e ironizon ardhjen e tij.

“Do zbresë Sherifi”, komentuesit përmendin LaCivitën, ja si reagon Rama”, shkruan në foto LaCivita.

Përgjigja i vjen menjëherë në koment nga Evi Kokalari, e cila i shkruan “I dashur, TI nuk je sherifi i ri. Merre shtruar. Gjithçka që po bën është ta shkatërrosh reputacionin tënd! Vazhdo kështu”, shkruan Kokalari.  

 

Kokalarit nuk i ka shpëtuar as një video që ka ndarë LaCivita në nisje të fushatës, ku dallohet një buf teksa ha një mi. Ironi kjo drejt kryeministrit Edi Rama, i cili prej kohësh e quan Berishën një buf kënetë. “Kush është bufi he kush është miu, shkruan a Civita.

Por, kundërshtarja e ish-kryeministrit përgjigjen e ka gati: “Ai është Berisha që po ha partinë e tij për mëngjes.”

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?