Presidenti i Iranit, Hassan Rouhan dhe ai amerikan, Donald Trump

Bota

'Luftë sanksioneve të shtrembëruara', Rouhan i kundërvihet ashpër SHBA-së

5 Nëntor 2018, 17:24| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 17:39

  • Share

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhan, ka deklaruar se do të luftojë sanksionet e "shtrembëruara" të SHBA-së, pasi sipas tij, ato nuk kanë si synim asgjë tjetër veçse rrënimin e ekonomisë së vendit.

Mediat e huaja shkruajnë se administrata Trump po rivendos të gjitha sanksionet që u hoqën në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, për të ushtruar presion në eksportet e naftës, anijet dhe bankat e Iranit.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo deklaroi të hënën, gjatë një konference për shtyp, se Irani duhet të sillet si një shtet normal dhe të shikojë ekonominë e tij, pasi më shumë se 20 kombe kanë shkëputur marrëveshjen me të për blerjen e naftës. Megjithatë, mediat e huaja shkruajnë se presidenti Rouhan ka theksuar me ton të ashpër, edhe më parë, se Irani do të vazhdojë të shesë naftë.

Reagimi i Iranit vjen pas tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore, të cilin ai e ka konsideruar si “marrëveshjen më të keqe të bërë ndonjëherë”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?