Takimi i ministrit Igli Hasani me Amir Ohana

Politikë

Lufta kundër Antisemitizmit/ Ministri Hasani vizitë dyditore në Izrael, takime me homologun dhe Kryetarin e Knesset: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve

27 Maj, 15:53| Përditesimi: 27 Maj, 16:01

  • Share

Izrael- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila organizohet nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).

Në prag të këtij organizimi, Ministri Hasani zhvilloi një takim edhe me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin vlerësuan bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i kushtuan rëndësi thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Në lidhje me luftën kundër antisemitizmit, Hasani është shprehur se: 

“Shqipëria qëndron e palëkundur kundrejt çdo forme të antisemitizmit, si dhe të çdo lloji të shprehjes së intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”.

Ai ka cilësuar edhe disa prej masave të ndërmarrave nga vendi ynë në këtë kuadër si: kalimi i të gjithë legjislacionit kundër antisemitizmit; të qënurit aktiv si vend vëzhgues i IHRA; Muzeu “Besa” në Tiranë dhe Muzeu Hebraik Shqiptar që janë aktualisht në proces; integrimi i Holokaustit në kurrikulat arsimore; aktivizmi në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore etj.

Gjatë vizitës në Jeruzalem, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me Amir Ohana, Kryetari i Parlamentit te Izraelit – Knesset - me të cilin nënvizuan bashkërisht rëndësinë e rritjes së ndërveprimit ndërparlamentar, duke inkurajuar vizitat në të dy anët dhe shkëmbyer përvojat me njëri-tjetrin.

“Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit– tashmë 5 herë në javë dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit – duhet të shërbejnë si një ogur i mirë për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë, infrastrukturën, shëndetësinë, teknologjinë, inovacionin, bujqësinë etj.”, është shprehur Hasani.

Konferenca Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit është një aktivitet i nivelit të lartë që zhvillohet në Jeruzalem në kontekstin e presidencës izraelite të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Këtu marrin pjesë ministra të jashtëm, diplomatë, drejtues të institucioneve qendrore të Izraelit, të dërguar të posaçëm, si dhe ekspertë nga vendet anëtare ose vëzhguese të IHRA.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/05/2025 17:05

    Cifutet duhet te izolohen ngaa bota sepse jame duke kryer nje masaker kundra popullit Palestines kurse keta servilat tanne mbeshtesin cifutet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?