Milos Kostic, trajneri i ri i Luftëtarit

Luftëtari nuk i beson Likës, merr trajner të huaj para Europës

2 Qershor 2018, 12:09| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 12:12

  • Share

Luftëtari ka zgjedhur trajnerin e ri. Hasan Lika, pavarësisht suksesit të madh, shkuarjes në Ligën e Europës me bluzinjtë, nuk është rikonfirmuar nga presidenti Grigor Tavo.

Ky i fundit ka vendosur të sjellë një trajner të huaj në stolin e të tijve, me synimin më të afërt kalimin e një turi në Kupat e Europës.

Bëhet fjalë për sllovenin Milos Kostic, 46 vjeç, që ka drejtuar disa skuadra më parë. Ai preferon modulin 4-3-3 si trajner, ndërkohë që ka drejtuar edhe dy kombëtare moshash në Slloveni, ato U-17 dhe U-19.


(Skuadrat që ka drejtuar trajneri i ri i Luftëtarit)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?