Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa

Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie

7 Gusht, 15:44| Përditesimi: 7 Gusht, 15:47

  • Share

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Bazuar në analizat aktuale të tij të sigurisë, Grupi Lufthansa ka përshtatur sërish shërbimet e tij në Lindjen e Mesme”, tha kompania përmes një deklarate të publikuar më 7 gusht.

“Të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Teheran dhe Tel Aviv janë pezulluar deri dhe përfshirë 13 gushtin”.

Lufthansa tha se pasagjerët mund të ndryshojnë datën e biletave që kanë blerë apo t’i anulojnë pa kosto shtesë.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur për shkak të luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Tensionet janë përshkallëzuar edhe më shumë pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik, ka rritur edhe më shumë tensionet.

Irani ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Teherani është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se një përgjigje iraniane mund ta përfshijë në luftë të gjithë Lindjen e Mesme.REL

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?