Programacion

E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
E Diel
30
Janar
E Hënë
31
Janar
E Martë
1
Shkurt
Bota

SHBA hedh në treg 50 milionë fuçi naftë në përpjekje për të ulur çmimet

24 Nëntor 2021, 00:05| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 08:06

Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimet e naftës, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe.

Masat e reja synojnë të ndikojnë në tregjet globale, por po ashtu edhe tek votuesit amerikanë, që po ndeshen me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festës së Falenderimeve dhe udhëtimeve të fundvitit.

Çmimet e benzinës gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Ligjvensësit republikanë e kanë kritikuar administratën e Presidentin Biden për rritjen e inflacionit, që kapi shifrën e 6.2 për qind në tetor, më e larta e 31 vjetëve të fundit.

Rezervat Srategjike të Naftës janë një sasi nafte që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 605 milionë fuçi nafte në rezerva.

Sipas statistikave amerikanët konsumuan 20.7 milionë fuçi nafte në ditë gjatë shtatorit. Kjo nënkupton që sasia e hedhur në treg nga rezervat është e barabartë me nevojat për dy ditë e gjysmë./ VOA

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë: