Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Luftoi me ISIS në Siri, Italia ekstradon 28-vjeçarin shqiptar të ‘infiltruar’

29 Gusht 2018, 09:28| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 09:33

  • Share

Italia ekstradon drejt Shqipërisë një shqiptar që dyshohet se ka lidhje të ngushta me terroristët. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për një 28 vjeçar shqiptar që dyshohet të ishte një xhihadist i infiltruar brenda shtetit fqinj.

Autoritetet në Itali pas një hetimi të gjatë arritën të zbulonin se shtetasi shqiptar ende i paidentifikuar kishte marrë pjesë në luftën e xhihadistëve në Siri-Irak, në radhët e organizatave terroriste të Jabhat al-Nusra më parë, dhe pastaj të Shtetit Islamik ISIS.

Lajmi në mediat italiane

Të njëjtat burime saktësojnë se shqiptari kishte mbërritur në provincën e Ravenës së bashku me gruan e tij shtatzënë, e cila ishte pajisur me dokumente të rregullta italiane.

Mendohet se shqiptari kishte planifikuar të përdorte fëmijën për të marrë letra të rregullta qëndrimi pas lindjes së fëmijës. Pas një seancë dëgjimore përpara gjykatës, i riu nis drejt Shqipërisë.

 

Komento

Komente

  • Lexues: 29/08/2018 09:41

    Cfare kuptimi ka termi i infiltruar ketu???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?