Bridger Walker dhe Spiderman

‘Luftoi’ me qenin e tërbuar për të shpëtuar motrën, heroin i vogël i jetës reale takon Spidermanin

21 Dhjetor 2021, 10:24| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 10:25

  • Share

Bridger Walker, vetëm 7 vjeç, është një hero i vogël i jetës reale i cili “luftoi” me një qen të tërbuar duke marrë lëndime të thella në fytyrë dhe trup për të mbrojtur motrën e tij.

Heroi i vogël takoi më në fund heroin e tij të preferuar, Spiderman!

Protagoniste i filmit të fundit të Spidermanit, Rom Holland e mbajti premtimin e tij për këtë takim të shumëpritur nga djaloshi i vogël.

Momenti i bukur i takimit mes dy heronjve është bërë viral dhe po shpërndahet me shpejtësi në internet.

Dy vjet më parë, Walker ka luftuar me një qen për të mbrojtur motrën e tij të vogël nga sulmi. I vogli mori plagë të rënda në trup, ndërsa ishte dashur të bëjë 90 qepje për t’i mbyllur ato. Sot ai është më mirë, por “plaga” e kujtimit të tmerrshëm është ende e hapur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?