Politikë
Top 24

VIDEO/ 'Luhatja' e Berishës në Kuvend: Ja ku është Ilir Meta...s'është këtu se është president (salla 'shpërthen' në të qeshura)

2 Shkurt 2019, 22:50| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 23:23

  • Share

Debati i tensionuar me kryeministrin Edi Rama seancën e Kuvendit të enjten, bëri që ish-kryeministri Sali Berisha të humbasë kontrollin në disa momente. Krahas akuzave dhe fjalorit të shfrenuar, pati edhe momente shtensionimi të shoqëruara me doza të theksuara humori. I tillë është momenti kur Berisha nga foltorja iu drejtua Ilir Metës duke menduar se është ende deputetet në Kuvend (...Ja ku është...), por kthjellohet brenda pak sekondash dhe e korrigjon po vetë se Meta tashmë është president. "Nuk është Ilir Meta se është president".  Shqiptarja.com sjell me video këtë moment që "shpërtheu" në të qeshura sallën e Kuvendit.

Debati lindi në momentin e replikave të forta mes Berishës dhe Ramës për bashkëshorten e këtij të fundit, për të cilën ish-kryeministri tha se është aksionere në "ABI Bank". Reagimi i kryeministrit ishte i ashpër ku nuk mungoi as fjalori banal. Edhe përgjigjja e Berishës ishte gjithashtu në të njëjtëjn linjë kur i tha Ramës se nuk ka pranuar atësinë e djalit të tij. Dhe për të përforcuar këtë bindje, përmendi emrin e Ilir Metës, duke drejtuar gishtin nga ulëset e Kuvendit, i cili sipas tij e kishte detyruar Ramën të njihte atësinë e Gregut, por duke u shpërqendruar pasi presidentit po i drejtohej sikur të ishte në sallë dhe jo Presidencë aty ku është ulur prej korrikut të 2017-ës.

Sali Berisha: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu... Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është (drejton gishtin nga ulëset e Kuvendit)... nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie...

Mesa duket, mesazhet e shpeshta nga ana e Ilir Metës se ai ka dobësi për doktorin, bëjnë që ish-kryeministri ta ndjejë presidentin pranë në çdo moment. 

Komento

Komente

  • Sifi: 03/02/2019 17:33

    Simptoma te degradimit maximal mendor . Shkoj per lesh dhe lideri i PD

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/02/2019 16:16

    Vate dhe plaku Mete u pordh krejt

    Përgjigju
  • Sazani: 03/02/2019 03:44

    Sigurisht qe Ilir Meta ka dobesi per Berishen pasi ky i fundit futi ne dhe 4 per Meten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?