Egnatia - Tirana

Sport

Luhet derbi Tirana - Partizani, mësohet agjenda e Superligës për tre javët e ardhshme

25 Mars, 12:02| Përditesimi: 25 Mars, 12:03

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e Superligës për tre javët e ardhshme, nga raundi i 31-të deri në të 33. Në këtë të fundit bie në sy se në program është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i programuar për të hënën e 7 prillit në orën 20:00 dhe me gjasë në "Arenën Kombëtare".

Java e 31-të do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 26 dhe 27 mars.

Ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, më 30 dhe 31 mars.

Edhe java e 33-të do të luhet të dielën dhe të hënën, më 6 dhe 7 prill.

JAVA 31

Laçi – AF Elbasani               26.03.2025  15:00

Tirana – Bylis                       26.03.2025 18:00

Dinamo – Partizani              27.03.2025 17:00

Teuta – Skënderbeu            27.03.2025 17:00

Egnatia –  Vllaznia               27.03.2025 20:00

JAVA 32

Skënderbeu – Dinamo             30.03.2025 17:00

Vllaznia – Teuta                         30.03.2025 20:00

Partizani – Laçi                          30.03.2025 20:00

Bylis – Egnatia                            31.03.2025 15:00

AF Elbasani – Tirana                  31.03.2025 18:00

JAVA 33

Laçi – Skënderbeu                     06.04.2025 15:00

Bylis – Vllaznia                           06.04.2025 15:00

Dinamo – Teuta                          06.04.2025 18:00

Egnatia – AF Elbasani               07.04.2025 17:00

Tirana – Partizani                       07.04.2025 20:00

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?