Armando Broja

Luhet kualifikimi në Champions League, Potter vendos për Armando Brojën

25 Tetor 2022, 17:26| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 17:30

  • Share

Salzburg dhe Chelsea luajnë sot në 18:45 për grupin E të Champions League. Ndeshja e pestë në grupe mund të sjellë kualifikimin e Chelsea si kryesues të grupit. Trajneri Graham Potter ka vendosur që Armando Broja ta nisë këtë duel nga stoli.

Sulmuesi i Kombëtares është i grumbulluar për këtë duel, me teknikun që nuk e ka parë të udhës ta fusë në fushë nga minuta e parë. Kepa në portë, teksa në sulm i besohet sërish Havertz dhe Aubameyang. Në ishull prisnin që pas protagonizmit në ndeshjet e fundit, Broja ta niste ndeshjen nga minuta e parë, gjë që nuk ka ndodhur.

Formacionet zyrtare:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?