Luhet për 2 milionë euro, Partizani 'all-in' për Champions League! Zekic ka gati formacionin

18 Korrik 2023, 09:47| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 11:48

  • Share

Partizani luan sot në 20:00 me BATE Borisov në Hungari, për ndeshjen e kthimit të turit të I të Champions League. Kundër bjellorusëve luhet në fushë neutrale dhe pa tifozë, çka mund të jetë një bonus më shumë për djemtë e Zekic. Dueli i një jave më parë në "Air Albania" u mbyll 1-1, teksa shanset për kalimin më tej janë të barabarta, duke ditur se rregulli në fushë kundërshtare tanimë nuk është në fuqi.

Veç garës dhe reklamës në Europë, ky duel vlen edhe për financat. Në rastin më të keq, Partizani do siguronte 2.1 milionë euro nga kjo pjesëmarrje, edhe nëse do humbiste edhe në turin e tretë të Conference League.

Partizani ka mundësinë të përsërisë paraqitjen e mirë të disa viteve më parë, ndërsa nëse eliminohen sot nga BATE, do luajnë në turin e tretë kualifikues të Conference League. Për pjesëmarrjen në këtë tur, UEFA akordon 750 mijë euro edhe nëse eliminohesh, çka do të thotë se së bashku me shpërblimet si kampion i Shqipërisë dhe pjesëmarrjen në turin e parë të Champions League, Partizanit të ketë tanimë "në xhep" 2.1 milionë euro, duke mbyllur kështu bilancet financiare të sezonit të ri në Superligë.

Për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, trajneri Zoran Zekic ka gati edhe Grezdën, me anësorin që pritet ta nisë nga stoli. Duket se kroati nuk do ndryshojë gjë nga një javë më parë, duke përdorur skemën 4-3-3. Nëse "Demat" kualifikohen sot, atëherë i pret Aris Limasol i Qipros.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Qirko; Hadroj, Sota, Saliou, Atanaskoski; Mehmeti, Murataj, Rrapaj; Da Silva, Cara, Mba Trajner: Zoran Zekic

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?