"Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, virusi po qarkullon në të gjithë botën". Kjo është ajo që u tha nga Walter Ricciardi, konsulent në Ministrinë e Shëndetësisë. "Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do mund të ndodhte në vendet e tjera që mund të kenë situatën e Italisë në të ardhmen- tha ai - Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e situatës".
Në konferencën për shtyp për mediat e huaja, Ministri i Punëve të Jashtme Luigi Di Maio tha se "Askush nuk dëshiron të minimizojë situatën por në 7104 bashki, përfshihen vetëm mbi 10 me problem infeksioni. "Kriza në Itali është shumë e kufizuar - theksoi ai - "Italia ka bërë 10 mijë tampona, ne jemi një nga vendet që ka bërë më shumë kontrolle".
"Unë u them mediave në të gjithë botën që të pasqyrojnë buletinet zyrtare të mbrojtjes civile Italiane, përndryshe flukset turistike dhe markat italiane do të dëmtohen", përfundoi Ministri i Jashtëm.
Lajmi kryesor: