Politikë

Luigi Soreca informon përfaqësues të PE për zgjedhjet në Shqipëri: Parlamenti i ri dhe qeveria do të zbatojnë reformat për anëtarësim

29 Prill 2021, 13:04| Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:32

  • Share

Përmes një komunikimi online, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka informuar disa prej përfaqësuesve të parlamentit Evropian në lidhje me zhvillimet në Shqipëri dhe ka bërë një përmbledhje në lidhje me disa zhvillime paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 Prill.

Lajmin e ka dhënë vetë Soreca në një postim në tëitter.  Gjatë takimit ka qenë e pranishme edhe Ursula Gacek, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. 

Një pjesë e diskutimit ka pasur të bëjë me deklaratën e përfaqësuesve të OSBE-ODIHR përsa i përket reformës zgjedhore.

Soreca shtoi se parlamenti i ri shqiptar dhe qeveria pritet që të vazhdojnë të ecin në rrugën e reformave për të realizuar anëtarësimin në BE duke pasur dialog politik bashkëpunimi me opozitën.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?