Diplomati italian, Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në emërimin e ambasadorit të ri.
Ish ambasadori do të marrë detyrën përkohësisht më 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.
Ndërkohë ambasadorja aktuale Christiane Hohmann u largua para kohe nga vendi ynë pasi u desh të rikthehej në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Ajo mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.
Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.
Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022.
Te njoftohet urgjentisht Romina Kuko.
PërgjigjuErdhi me ne fund gerneta per Rominen or teeeejjjjj
Ypp xhixhi
Nuk paska marre kestin e fundit akoma. Te gjithe diplomatet e huaj super pasurohen ne shqiperi.
PërgjigjuEh more Lesh me " shyqyre" si ty eshte mbushur si vend prandaj njerezit jane verbuar nga korupsioni, krimi dhe parate e pista. Nuk e kupton injoranca qe kjo situate neser do ju kthehet ne bumerang. Ti me kujton historine e Nastradinit qe e peshtyu pasanikun ne fytyre ne shtepine e e tij dhe i tha: U vetmi vend i piset ne shtepine tende eshte fytyra jote.
E mer grup shyqyr qe jeni pak si takemi juaj ne Shqiperi por megjithate ju e qelbni vendin