Luis Enrique

Sport

Luis Enrique aksidentohet me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

6 Shtator, 07:56| Përditesimi: 6 Shtator, 09:16

  • Share

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, pësoi një aksident me biçikletë një ditë më parë. Pas incidentit ai u dërgua në urgjencë për një ndërhyrje kirurgjikale për një klavikul të thyer.

Lajmin e bëri të ditur klubi francez në rrjetet sociale.

"Pasi pësoi një aksident me biçikletë këtë të premte, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u dërgua në urgjencë dhe do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një klavikul të thyer. Paris Saint-Germain shpreh mbështetjen e plotë për Luis Enrique dhe i uron atij shërim të shpejtë. Klubi do të japë më shumë informacion së shpejti", thuhet në deklaratën e lëshuar nga PSG.

PSG nuk specifikoi në deklaratën e saj se sa kohë trajneri spanjoll do të jetë i padisponueshëm. Ekipi francez do të kthehet në aksion të dielën, më 14 shtator, kundër Lens, në javën e katërt të kampionatit francez.

Luis Enrique iu bashkua PSG-së në vitin 2023 dhe ka fituar dy tituj kampioni, dy Kupa Franceze dhe Ligën e Kampionëve.

Xh.K/S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?