Luis Enrique

Luis Enrique i 'mbyll derën' Brazilit: Nuk jam profili i duhur për ta, dua Premier League-n

30 Mars 2023, 17:10
  • Share

Luis Enrique është i papunë, qysh kur u shkarkua nga kombëtarja e Spanjës pas dështimit në Kupën e Botës në Katar. Ish-trajneri i Barcelonës apo Romës, në një intervistë të fundit ka bërë me dije se dëshiron një klub në Premier League, teksa ka përjashtuar mundësinë e një ulje në stolin e kombëtares së Brazilit.

“Do të më pëlqente shumë të trajnoja në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë kampionatin anglez se atë spanjoll, por nuk dua të krijoj iluzione, nuk e shoh vetën në Premier në qershor. Dua të drejtoj një skuadër që të luftojë për objektiva të caktuara dhe kjo i zvogëlon shumë mundësitë e zgjedhjes. Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga klube. Brazili? Ka shumë kombëtare që po kërkojnë trajner. Nuk besoj se jam profili i përshtatshëm për një kombëtare si ajo braziliane. Asnjë nga Brazili nuk më ka kontaktuar", tha mes të tjerash spanjolli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?