Duke folur për mediat pas publikimit të skuadrës së tij prej 26 lojtarësh në Kupën e Botës, trajneri i Spanjës, Luis Enrique diskutoi për lojtarët që do të marrë me vete në Katar si dhe për rolin e tij me La Roja.
Teksa u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve nëse dyshonte tek vetja, Lusi Enrique gjatë një emisioni televiziv, la mënjanë modestinë dhe u shpreh se ishte trajneri më i mirë në historinë e futbollit botëror.
“Nuk ka trajner më të mirë se unë në historinë e futbollit botëror. Kjo është ajo që unë besoj, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo… padyshim, nuk është e vërtetë, por e besoj. Do të marr shumë shaka për këtë që thashë, por nuk më intereson”, tha asturiani në citate të raportuara nga Marca.