Luis Enrique feston me trofeun e Superkupës

Sport

Luis Enrique: Tottenhami luajti më mirë se ne, nuk e di nëse e meritonim trofeun

14 Gusht, 10:44| Përditesimi: 14 Gusht, 10:47

  • Share

PSG mposhti Tottenhamin me penallti pas kohës së rregullt të mbyllur 2-2 dhe siguroi për herë të parë trofeun e Superkupës së Evropës. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i francezëve, Luis Enrique. Ai tha se Tottenham bëri një ndeshje më të mirë se ekipi i tij.

"Mund të fitojmë çdo titull dhe ta përsërisim sezonin e kaluar. Tottenhami luajti një ndeshje të shkëlqyer, ata ishin më të fortë se ne. Nuk e di nëse kjo është e drejtë, por ky është futbolli. Ende duhet të përmirësohemi. Kishim aftësinë të luftonim deri në fund, por prapë mund të përmirësohemi. Chevalier (portieri) është i pabesueshëm, jam shumë i lumtur për të", tha Luis Enrique mes të tjerash.

"Çfarë ju kalonte në mendje pas golit të Lee?

Për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurt nëse e merituam këtë trofe. Diferenca ishte e qartë mes asaj që bëri Tottenham dhe asaj që bëmë ne. Ata patën 6 javë për t’u përgatitur, ndërsa ne vetëm 6 ditë. Diferenca fizike ishte e dukshme. U përpoqëm të bënim lojën tonë, por për 80 minuta nuk ia dolëm. Më pas gjetëm episodet dhe fituam me penallti. Jam shumë i lumtur për tifozët që nuk ndaluan kurrë së na mbështeturi, ata ishin lojtari i 12-të në fushë. Në pjesën më të madhe të ndeshjes ishim në disavantazh, tifozët na ndihmuan shumë.

Para ndeshjes thatë se do të buzëqeshnit në çdo rast, por nuk ishte ashtu?

Do ta përsëris, për ne ndeshja ishte e çuditshme. Diferenca fizike ishte normale. Nuk bëhet fjalë vetëm për të arritur formën e duhur, por ajo që pamë sot ishte mungesë cilësie nga disa lojtarë, gjë normale në këtë fazë. E kujtoj kur luaja pas verës, nuk kisha të njëjtin nivel aftësie. Pra, është normale të bësh disa gabime. Sinqerisht, mendoj se Tottenham do ta kishte merituar më shumë fitoren.

Ju besuat deri në fund?

Unë do të besoj gjithmonë te lojtarët e mi. Episode të tilla pas 80 minutash nuk janë të lehta për t’u menaxhuar, por ne vazhduam të sulmonim. Krijuam raste me Dembele, Fabian Ruiz… Të gjithë ata që luajtën dhe ata që hynë në pjesën e dytë ishin shumë të mirë. Më pëlqeu ta shihja këtë lloj reagimi.

Si e vlerësoni Chevalier?

Jam i lumtur. Ai tregoi personalitet, duam ta integrojmë menjëherë me skuadrën. Jam gjithashtu i kënaqur se si e ndihmoi skuadrën me pritjet e tij. Ne gjithmonë duam të përmirësohemi, mendoj se këtë sezon do të jemi më të fortë. Të gjithë flisnin për situatën e tij, që nuk ishte e lehtë, por tregoi karakter të madh.

Cili ishte elementi kyç i suksesit?

Nëse duhet të zgjedh një element, ishte besimi. Ne gjithmonë mendojmë se mund të fitojmë, edhe kur jemi në disavantazh. Tottenham luajti më mirë deri në minutën e 81-të, por ndonjëherë futbolli është i pamëshirshëm", tha trajneri i PSG-së.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?