Luis Enrique

Luis Enrique vizitë 'blic' në Londër, Chelsea gjen trajnerin e ri

5 Prill 2023, 12:15| Përditesimi: 5 Prill 2023, 12:14

  • Share

Luis Enrique duket se do jetë trajneri i ri i Chelsea-s në Premier League-n angleze të futbollit. 52-vjeçari spanjoll ka zhvilluar sot një udhëtim "blic" në Londër, aty ku pritet të diskutojë me drejtuesit e Bluve në lidhje me kalimin e tij në krye të skuadrës.

Sipas medieve në Spanjë, i pari në listën e dëshirave të Chelsea-s është Julian Nagelsmann. Gjermani u shkarkua nga Bayern Munich, por kërkon që mos trajnojë më këtë sezon.

Në këto kushte, Chelsea duket se ka kontaktuar me spanjollin Enrique, me këtë të fundit që ka shkuar për të folur në lidhje me punën e re. Nëse gjithçka konfirmohet, Enrique do debutojë në stolin e Chelsea në përballjen e Champions League kundër Real Madridit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?