SPANJË - Luis Rubiales, ish kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit u arrestua paraditen e sotme në aeroportin Barajas në Madrid dhe u dërgua në paraburgim, pasi ai mbërriti nga Republika Domenikane ku kishte kaluar dy muajt e fundit.
Pas arrestimit ai u dërgua në Gjykatë ku do japë deklaratën e tij në lidhje me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në kohën kur mbante postin e kreut të Federatës dhe dërgimin e finales së Superkupës së Spanjës të luhej në Arabinë Saudite, në këmbim të tokës për ndërtimin e pallateve në vendin e Gjirit.
Rubiales kishte planifikuar të kthehej në Madrid të shtunën, më 6 prill, por burimet e tij mbrojtëse kanë siguruar se kthimi i Rubiales nuk është për shkak të gjykatësit që e ka thirrur atë për dëshmi, por për shkak të dëshirës së tij për t'u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur.
'La Sexta' ka kapur imazhin e momentit në të cilin pasi zbriti nga avioni, Rubiales u fut në një furgon policie për ta penguar të largohej nga zona tjetër e pasagjerëve në Terminalin 1 të 'Barajas'.
Ish-presidenti i Federatës, Luis Rubiales po hetohet nga gjykata e Majadahonda për krimet e pastrimit të parave, korrupsionit në biznes, administrimit të padrejtë dhe anëtarësimit në organizatë kriminale.