Luis Suarez

Luis Suarez tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait

3 Shtator, 20:44| Përditesimi: 3 Shtator, 20:45

  • Share

Sulmuesi Luis Suarez ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund karrierës me kombëtaren e Uruguait. Ndeshja kualifikuese e uruguaianit për Kupën e Botës në shtëpi kundër Paraguait (7 shtator) do të jetë paraqitja e tij e fundit për kombëtaren.

“Do të jetë ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Është e vështirë për mua ta them por më jep qetësi që deri në ndeshjen e fundit kam dhënë gjithçka”, ka thënë Suarez në njoftimin e tij.

Ish-ylli i Liverpulit dhe Barcelonës, që tani luan për Inter Miamin në MLS, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Uruguait, me 69 gola në 142 ndeshje të luajtura në 17 vjet. Suarez bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar më 8 shkurt 2007 në një fitore 3–1 kundër Kolumbisë. Me kombëtaren mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?