Luiz Ejlli rikthehet në Eurovizion pas 16 vitesh?! Kompozitori shqiptar ndez polemikat

6 Shtator 2023, 17:11
  • Share

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, në vitin 2006 përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ndihem zjarr e ftohtë, smundem dot”, ku arriti suksesin më të madh pas 16 vitesh falë pjesëmarrjes së tij në "Big Brother VIP".

Së fundmi, kompozitori Klodian Qafoku ka ndezur polemika se Luizi mund t’i rikthehet Eurovizionit.

Kjo pasi ai publikoi një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin teksa shton:

“Eurovizion....Së shpejti”.

Për të shkuar në 'Eurovision 2024', Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor. 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?