Pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, Paris 2024, Luiza Gega mendon shkëputjen nga karriera e saj si atlete. Për Report Tv, ajo tha se megjithatë ky vendim është ende i pamarrë përfundimisht, teksa shprehet se të ardhmen e shikon duke përgatitur fëmijët për t’u bërë kampionë të së ardhmes.
Kampionia e Atletikës Luiza Gega, po mendon largimin nga atletika. Sportistja e momentit në Shqipëri ka konfirmuar në një intervistë për Report Tv se pas pjesëmarrjes në “Lojërat Olimpike Paris 2024”, të cilën kujdeset ta evidentojë si garën më të rëndësishme të karrierës së saj, do mendojë tërheqjen nga sporti.
“Ky do të jetë viti më i rëndësishëm i karrierës sime. Janë lojërat olimpike Paris 2024. Pas mbylljes së karrierës, që nuk e di fiks se ku do të jetë, por pas lojërave olimpike do ta mendoj se çfarë do të ndodhë me karrierën time. Ndihem e lodhur psikologjikisht, sepse janë shumë vite, por patjetër që do të kem një pasardhës që do t’ja lë stafetën, që për momentin nuk po e shikoj pasi dua vërtet që ky sport të jetë aty ku duhet, për të pasur shumë flamuj të Shqipërisë në të gjithë botën. Synimi është që në Lojërat Olimpike që të kem një pozicionim shumë të mirë. Shpresoj shumë që të jem larg dëmtimeve”, tha Luiza Gega.
Kampionia e Evropës i ka të qarta objektivat për të ardhmen.
“Të merrem me fëmijë është gjëra më e bukur. Ato janë e ardhmja dhe kjo më kënaq shumë dhe kur shoh që sot kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria. Dhe pse jo në një të ardhme mund ta shikojnë për tu bërë një Luizë, një Izmir që të jenë në majat më të arta të botës. Jam shumë e lumtur që federata e Atletikës ka marrë hapa të tillë, pasi ato janë e ardhura. Por gjëja e parë që do jetë është të merrem me fëmijët. Dua vërtetë të frymëzoj pasi atletika është mbretëresha e sportit”, tregoi Gega.
Triumfuesen e shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare e gjetëm në “Tirana Youth Run”, garën më të madhe të atletikës së zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë për moshat nga 8 deri 18 vjeç, duke suportuar të vegjëlit.
Lojerave Olimpike me te madhe injorante.
Përgjigju